Ditëve të verës kur temperaturat janë të larta, zgjedhja e ushqimeve që konsumojmë gjatë ditës mund të na ndihmojë të përballojmë më lehtë vapën.
Vera është koha kur na shkon ushqimi i lehtë dhe freskues dhe gjatë motit të nxehtë është mirë të shmangim ushqimet që nuk do të na freskojnë, por bëjnë krejt të kundërtën, transmeton portal arbresh.info
Shumë njerëzve u pëlqen të përdorin erëza, por bëni kujdes të mos e teproni. As në verë dhe as në dimër nuk është mirë të teproni me erëzat, sepse ato rrisin temperaturën e trupit duke qenë se stimulojnë metabolizmin tonë.
Së bashku me erëzat, verës mund të konsumoni edhe mish dhe salca mishi. Salcat e rënda edhe nga ushqimet e detit mund të shkaktojnë djersitje të tepërt dhe probleme me tretjen.
Sidomos gjatë verës këshillohet të shmangni ushqimet e shpejta me yndyrë, të skuqura, të tymosura dhe pikante, sepse freskia mund të jetë e dyshimtë, e cila mund të shkaktojë helmim, por edhe probleme me sistemin tretës.
Një tjetër ushqim dhe pije që duhet shmangur verës është vera e kuqe dhe djathi. Përveçse ka shumë kalori, do t’ju bëjë të ndiheni të fryrë dhe të plogësht, ndaj është më mirë të reduktoni marrjen e tij në verë./arbresh.info/
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...