Jogurti eliminon bakteret të cilat janë shkaktarë të erës së keqe dhe gavrën e gojës e mbushin me baktere “të mira” probiotike, të cilat nuk bëjnë probleme dhe rregullojnë tretjen.
Dy jogurtë në ditë janë të mjaftueshëm që era e gojës t’ju jetë e freskët, kanë konstatuar shkencëtarët japonezë.
Në studimin e tyre kanë zbuluar që jogurti ngadalëson prishjen e dhëmbëve, ruan shëndetin e gavrës së gojës dhe të fytit dhe zbut problemet me lukthin, transmeton Telegrafi.
Era e vazhdueshme e gojës shkaktohet në pjesën më të madhe të rasteve nga flora mikrobale që gjendet në hapësirën e gojës. Goja shërben si një rezervuar i mirë dhe si një depo e këtyre baktereve.
Në hapësirën e gojës janë gjetur mbi 500 specie bakteresh, ku gati 150 prej tyre janë të përhershme në hapësirën e gojës. Megjithatë jo të gjitha janë shkaktare për shfaqjen e erës së keqe.
Halitosis patologjike nuk ikën pa u larguar shkaktari, sepse në hapësirën e gojës përveç pështymës, kemi dhe derdhje të sekrecioneve ose substrateve të tjera që shfrytëzohen nga bakteret për të çliruar erën e keqe.
Kështu për shembull, qelizat e nekrotizuara, qelizat e gjakut, eksudatet ose qelbi, sekrecionet në xhepat gingivar, të cilat e bëjnë halitosën patologjike.
Falë disa studimeve është vënë re se 90 për qind e halitosave patologjike, e kanë origjinën në kavitetin oral dhe 60 për qind e atyre që vuajnë nga halitosa me origjinë orale era e keqe e ka origjinën nga gjuha.
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...