Jeni të lodhur dhe nuk dëshironi të bëni asgjë? Këto janë shkaqet që çojnë në këtë problem

00:49 | 20 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

A jeni ndjerë ndonjë ditë aq të lodhur sa mezi jeni zgjuar nga shtrati?

Nëse po, atëherë kjo do të thotë që trupi juaj po jep disa sinjale, të cilave duhet t’i kushtoni vëmendje, transmeton portal arbresh.info

Ja cilat janë tre gjendjet që shfaqen kur ndjeheni shumë të lodhur dhe të pafuqishëm për të bërë ndonjë gjë.

Rënia e energjisë

Mund t’ju ketë ndodhur që në mes të ditës, nga qetësia e pastër, të filloni të ndiheni aq të përgjumur saqë mezi i mbani sytë hapur dhe asgjë nuk ju ndihmon.

Megjithatë, ka një zgjidhje dhe nutricionistët theksojnë se ka shkaqe mashtruese që çojnë në gjendje të tilla. Bëhet fjalë kryesisht për atë që hamë dhe pimë, e cila në mënyrë tinzare na bën të ndihemi të pafuqishëm.

Terapistja dhe dietologia, Jackie Lynch, shpjegoi se një rënie e papritur e energjisë shoqërohet më së shpeshti me një rënie të nivelit të sheqerit në gjak. Në situata të tilla, është mirë që të arrihet për një zgjedhje cilësore të sheqerit, përmes konsumimit të frutave.

Ngërçet e muskujve

Nëse në një moment filloni të ndiheni bosh, atëherë kjo tregon se keni mungesë të magnezit. Dhe nëse ndjeni gjithashtu ngërçe muskulore, dhimbje koke dhe “tik” të lehta, këto janë vetëm simptoma shtesë të mungesës së magnezit.

Shpesh, dobësia fizike shoqërohet me mungesën e hekurit në gjak. Nëse në mes të një aktiviteti mendoni se thjesht nuk mund të vazhdoni, ka mundësi që rraskapitja të jetë shkaktuar nga kjo. Kjo ndjenjë është e zakonshme tek femrat gjatë ciklit, veçanërisht nëse ato janë të bollshme.

Mungesa e përqendrimit

Ndiheni sikur “truri juaj është i lodhur” dhe thjesht nuk mund të mendoni? Çrregullimet e përqendrimit dhe pamundësia për t’u fokusuar në çdo lloj veprimi intelektual mund të shoqërohen me mungesë të vitaminës B. Në atë rast duhet të merrni vitamina të kompleksit B, të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për sistemin nervor.

Stresi kronik dhe konsumimi i shpeshtë i alkoolit e zvogëlojnë këtë vitaminë dhe mund të kompensohen me një dietë cilësore plot me perime me gjethe jeshile.

Lodhja e menjëherëshme mund të jetë pasojë edhe e kosnumimit të tepërt të kafes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme