Uji është thelbësor për jetën dhe ndihmon për të mbajtur trupin në formë. Disa njerëz kanë nevojë për shumë ujë, por disa edhe pse pinë shumë ujë, vazhdojnë të ndjehen të etur.
Ekspertët thonë se tashmë kemi dehidruar kur fillojmë të ndjehemi të etur. Nëse ju pini më shumë ujë se zakonisht, por keni ende etje, këto mund të jenë arsyet…
Konsumoni shumë kripë
Nëse konsumoni ushqime që përmbajnë shumë kripë, ju mund të ndjeheni të etur. Kripa nxjerr ujin nga qeliza dhe si rezultat ndjehemi shumë të uritur. Kini kujdes të mos konsumoni më shumë se pesë gram kripë në ditë, këshillojnë ekspertët.
Ushtrimet në mëngjes
Kini kujdes të mos konsumoni më shumë se pesë gram kripë në ditë, këshillojnë ekspertët. Nëse kryeni ushtrime në mëngjes, është mirë të dini se trupi juaj do të kërkojë shumë ujë gjatë ditës. Trupi humbet lëngun përmes djersitjes, kështu që është e nevojshme të kompensohet humbja.
Qëndrimi i gjatë në diell
Shmangni qëndrimet në diell, sidomos gjatë muajve të verës. Qëndrimi i gjatë në diell mund t’ju bëjë të ndiheni të etur dhe gjithmonë kur të dilni nga shtëpia veres, mbani një shishe ujë me vete./arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...