Google ADS

Jeni gabim, nëse e hidhni “bishtin” e qershisë

08:25 | 15 Qershor 2017
arbresh.info

Lëngu, i cili përgatitet nga kërcelli (bishti i qershive), është i shëndetshëm në parandalimin e inflamacioneve të veshkave dhe fshikëzës së tëmthit.

Aleat ky lëng është edhe te sëmundjet e veshkave, derisa është i hatashëm edhe në parandalimin e diarresë, derisa mund të përdoret edhe kundër celulitit

Për këtë lëng ju nevojiten:

– dy lugë kërcej të imtësuar të qershisë

– 2,5 dcl ujë ose qumësht

Kërcejtë apo bishtat e imtësuar të qershisë i përzieni me ujë ose me qumësht, dhe ngadalë le të zihen për 2 – 3 minuta.

Pastaj i lini të mbuluar për rreth 5 – 10 minuta, çajin e procedoni dhe të ngrohtë e konsumoni 3 herë në ditë, pas shujtave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme