Shumica e njerëzve janë të vetëdijshëm për atë që duhet të përfshijë një dietë e shëndetshme. Por gjatë shtatzënisë, kërkesat e trupit ndryshojnë, duke nënkuptuar nevojën për proteina shtesë, vitamina dhe minerale. Në të vërtetë, gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë, trupi mund të ketë nevojë për një shtesë prej 300-500 kalori çdo ditë për të përmbushur nevojat kalorike të nënës dhe fëmijës së pa lindur. Nëna do të ketë nevojë për përafërsisht të njëjtën sasi kalorike çdo ditë pas lindjes, gjatë muajve të parë të dhënies së gjirit.
Duke analizuar shumë lëndë ushqyese që kërkohen gjatë shtatzënisë, Bright Side ka përgatitur një listë të ushqimeve që nënat shtatzëna duhet të hanë gjatë një jave të rregullt:
-Gjatë javëve të para të shtatzënisë, ajo që hani do të shërbejë si rezervë ushqyese për ju dhe fëmijën tuaj. Prandaj, është shumë e rëndësishme që të grumbulloheni të gjithë ushqyesit e duhur. Ushqimet e pasura me acid folik janë gjëja e duhur për të ngrënë në këtë fazë pasi ato ndihmojnë në zhvillimin e hershëm të shtyllës kurrizore tek fëmija.
zarzavate me gjethe
brokoli
vezë
bishtaja
-Nga java e 4 deri tek e 12 : Rreth javës së 6-të të shtatzënisë tuaj, qelizat e kuqe të gjakut të foshnjës fillojnë të formohen dhe zemra e saj fillon të pompojë. Në këtë fazë, ju duhet të konsumoni ushqim të pasur me hekur për të ndihmuar procesin.
Djath
vezë
Mish
ushqim deti
-Nga java e 13 deri tek java e 28: Kjo është një fazë vendimtare kur foshnja po zhvillohet me shpejtësi. Keni nevojë për shumë lëndë ushqyese në këtë kohë.
Beta-carotene dhe DHA për sytë
patate e embel
spinaq
sardele
-Nga jaca e 29 deri tek e 40: Ndërsa filloni t’i afroheni javëve të fundit të shtatzënisë, ka shumë gjëra që duhet të shtoni në dietën tuaj.
Vitamina K për të ndihmuar me mpiksjen e gjakut
lakër jeshile
spinaq
marule gjelbërt
brokoli
lulelakër
lakër
Kalcium dhe magnez për kocka më të forta
qumësht
djathë
bishtajA
avokado
banane
mjedër
arra braziliane
vezë
oriz kaf
Është shumë e rëndësishme që të kujdeseni për veten pas lindjes. Ajo që do të hani tani do të ndikojë në lëndët ushqyese që fëmija merr përmes gjirit. Plus, është e rëndësishme ta mbani veten të shëndetshëm.
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...