Kalciumi është një mineral thelbësor që është shumë i rëndësishëm për shëndetin tonë. Ne shpesh mund të dëgjojmë se qumështi është burimi i tij kryesor, por kjo nuk është plotësisht e vërtetë.
Sipas disa studimeve, ju mund të merrni një dozë ditore të kalciumit edhe nga ushqimet tjera, transmeton portal arbresh.info
Se cilat janë katër ushqimet që kanë kalcium më shumë se qumështi, mund t’i gjeni më poshtë.
Farat chia
Vetëm 45 gram e farave chia në ditë mund t’ju sigurojë të njejtën sasi kalciumi sa edhe një gotë qumësht. Në këtë mënyrë ju mund t’i mbani kockat, dhëmbët dhe thonjtë tuaj të shëndetshëm. Farat chia janë gjithashtu plot fibra dhe proteina për t’ju ndihmuar të qëndroni të ngopur më gjatë.
Farat e susamit
Farat e susamit, të zeza ose të bardha, janë plot me kalcium. Ato janë burime të shkëlqyera të manganit, zinkut dhe bakrit. Vetëm 30 gram mund t’ju sigurojnë 300 mg kalcium. Shtimi i tij çdo ditë në një sallatë ose smoothie mund të zvogëlojë rrezikun e osteoartritit të gjurit. Përveç kësaj, ato mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut, zvogëlimin e inflamacionit dhe uljen e kolesterolit.
Farat e lulekuqes
Farat e lulekuqes janë veçanërisht të pasura me mangan dhe kalcium. 20 gramë nga këto fara të vogla mund t’ju sigurojnë 300 mg kalcium. Këto fara janë gjithashtu të pasura me proteina dhe bakër. Konsumimi ditor mund të ndihmojë trupin që të përdorë më mirë aminoacidet, yndyrnat dhe karbohidratet dhe t’i mbajë kockat të shëndetshme, transmeton portal arbresh.info
Perimet me gjethe jeshile
Perimet e errëta me gjethe jeshile janë burim mahnitës i kalciumit. Gjethet janë veçanërisht të pasura me këtë mineral të çmuar dhe duhet të jenë pjesë e dietës së përditshme. Vetëm 150 deri në 200 gram gjethe jeshile mund t’ju sigurojnë kalcium të mjaftueshëm. Përveç kësaj, perimet me gjethe jeshile janë të pasura me hekur, e cila konsiderohet se është thelbësore për formimin e qelizave të kuqe të gjakut./arbresh.info/
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...