Ja si të zgjedhni mishin e freskët dhe të shëndetshëm

09:20 | 29 Prill 2017
Arbresh.info

Zgjedhja e mishit të freskët paraqet gjithmonë një sfidë gjatë blerjes së këtij produkti ushqimor. Të gjesh një copë të mirë të mishit është e vështirë, sidomos në qendrat e mëdha tregtare.

Këtu janë disa këshilla që mund të jenë të rëndësishme në kërkim të mishit të cilësisë së lartë, shkruan Atrium.

Mishi i grirë

Alternativa më e sigurt është ajo kur kasapi bën grirjen e mishit para jush. Çdo gjë tjetër është e pasigurt, aq më tepër pasi mishi i grirë nuk mund të qëndrojë gjatë, dhe duhet të konsumohet për një ditë ose maksimumi dy ditë.

Bifteku

Pjesa më e mirë e mishit të viçit apo lopës duhet të jetë në ngjyrë më të çelët. Në qoftë se është me ngjyrë gri dhe ka ujë, ka shumë gjasa që ka qenë i ngrirë.

Mëlçia e viçit

Atë njerëzit e duan dhe e blejnë me dëshirë dhe në qoftë se e shihni në dyqan mishi, kjo do të thotë se pjesa tjetër e mishit është freskët. Mëlçia shitet dhe konsumohet e freskë prandaj nuk rekomandohet ngrirja. Nëse ajo është e shëndoshë atëherë është e fortë dhe e përgjakur, e nëse jo, me erën e pakëndshme gjithçka do t’a keni të qartë.

Shpatull viçi

Nëse është e shëndetshme dhe e freskët, do t’ju bjerë në sy menjëherë ngjyra e kuqe, ngjyra e bukur e misht të shëndetshëm dhe cilësia e tij. Nëse vëreni shenja të ngjyrës gri ose të zezë, është e mundur që ajo nuk është shumë e freskët ..

Mishi i shpendëve

Mishi i pulës duhet të jetë me aromë normale, ngjyra të ndritshme, dhe nuk duhet të jetë i errët rreth kockave dhe pjesës së butë, sepse kjo do të thotë se është i vjetër. Sa i përket mishit të çurës, vini re se krahët dhe ngjyra gjoksit janë me ngjyrë të butë rozë, dhe se kofshat janë pak më të errëta, që është krejt normale dhe nuk do të thotë që mishi nuk është i freskët. Ngjyra e gjelbër e mishit të çurës do të thotë që mishi është i vjetër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme