Një mollë në ditë mban doktorin larg për një vit, por mund të ndalojë edhe të qajturën tek foshnjat.
Një studim i ri ka zbuluar se lëngu i mollës lehtëson dhimbjet e stomakut tek fëmijët nën moshën 5 vjeç.
Mjekët thonë se lëngu i mollës i holluar me ujë është ideal për trajtimin e gastroenteriteve akute tek fëmijët.
Gastroenteriti ose i njohur ndryshe si gripi i stomakut prek shpesh fëmijët dhe shkakton rritje të temperaturës, dhimbje të stomakut dhe të vjella. Lëngu i mollës është kura e duhur për lehtësimin e këtyre simptomave, thonë mjekët.
Një ekip shkencëtarësh nga Universitety of Calgary në Alberta, Kanada, vëzhguan mbi 600 fëmijë të moshës nga 6 muaj deri në pesë vjeç të cilët ishin prekur nga gripi i stomakut, shkruan Living.
Gjysma e këtyre fëmijëve konsumuan lëngun e mollës, ndërsa gjysma tjetër u trajtuan me shurup me shije molle.
25% e fëmijëve që pinë shurupin kishin akoma nevojë për trajtime të tjera, ndërsa tek grupi tjetër ishin vetëm 17%.
Përveç kësaj, fëmijët që u trajtuan me lëngun e mollës nuk kishin më nevojë për ilaçe të tjera për t’u shëruar.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...