Vagina juaj do të jetë falenderuese për këto gjëra po i lexoni…
Ju ndoshta mund të mendoni se dini gjithçka në lidhje me mirëmbajtjen e zonës suaj intime, por gaboheni.
Ka shumë keqkuptime të zakonshme në lidhje me atë që duhet të bëni për të mbajtur sa më të freskët dhe të shëndetshme atë.
Na lejoni t’i listojmë këto gjëra për ju:
Ju e dini se prezervativët janë shumë të mirë në mbrojtjen kundër sëmundjeve seksualisht transmetuese dhe shtatzënisë, por një studim zbuloi se përdorimi i kondomave ndihmon në ruajtjen e nivelit të ph-së së vaginës, andaj edhe bakteriet e mira si laktobacili mund të mbijetojë aty.
Kur vjen puna të zgjedhja e të brendshmeve, vagina juaj ka preferencat e saj: veshje pambuku. Kjo lloj veshje lejon që të merr frymë dhe të absorbojë lagështinë, është mënyrë ideale që të mbroni veten nga infeksionet e mundshme që vijnë si pasojë e lagështisë.
Bërja e ushtrimeve të Kegelit është thelbësore për forcimin e muskujve të legenit tuaj, janë elësi për prodhimin e orgazmave më të forta, për të mos përmendur kontrollin e fshikëzës.
Konsumimi i produkteve të tilla ndihmon në nxitjen e bakterieve të mira, gjë që parandalojnë problemet vaginale të bezdisshme, si infeksionet fungale.
Vizitat e rregullta tek mjeku janë të domosdoshme për shëndetin tuaj dhe ju ndihmojnë të mbani nën kontroll simptomat e mundshme për infeksione të ndryshme. Mos hezitoni për të shkuar, bisedoni me mjekun për detaje që ju shqetësojnë rreth problemeve të ndryshme intime.
Ndonjëherë thatësia vaginale është mëse normale, sidomos gjatë menopauzës, pas shtatzënisë, nëse përdorni barna kundër depresionit, antihistamine apo pilula për kontrollin e lindjes. Komunikoni me partnerin tuaj dhe lubrifikohuni si duhet.
Mendoni se keni nevojë për pastrim shtesë që të mbani në rregull aty poshtë hapësirën tuaj? Mos e bëni këtë lloj pastrimi të thellë (douching). Vagina në të vërtetë, vet pastrohet. Për më tepër, përdorimi i produkteve të higjienës intravaginale mund të ju shtojë rrezikun e infeksioneve, sëmundjve inflamatore të legenit.
Një nga rastet ku mund të rrezikoni shëndetin tuaj vaginal është çiklizmi. Nëse jeni një përdorues i rregullt, mund të rrezikoheni për mpirje gjenitale, dhimbje dhe ndjesi shpimi gjatë vozitjes. Është mirë të përdorni veshje të përshtatshme ku mund të mbroni vaginën tuaj.
Një tjetër kërcënim për bakteriet e mira janë antibiotikët. Këto pilula mund të shkatërrojnë disa nga laktobacilet e mira që mbajnë vaginën tuaj të shëndetshme. Natyrisht nëse ju duhet të merrni antibiotikë për të luftuar infeksionet, më mirë e keni përmes produkteve të qumështit, si konsumi i kosit dhe do ta zvogëloni dëmin.
Sigurohuni që most ë kaloni nga seksi anal në atë vaginal, ose thjeshtë ndrroni prezervativin, ose bëni pastrim të duhur. Nëse kaloni nga pas në vaginë, ju mund të rrezikoni një mori bakteriesh dhe infeksione.
Keni kujdes nga larja trupore aromatike, sepse ado që të jetë e këndshme, nuk duhet të interferojë me organet gjenitale. Kjo mund të shkaktojë vërtetë tharje vaginale dhe ndjeshmëri në lëkurë dhe rreth vulvës suaj. E tëra që mund të bëni është ta shpëlani zonën me ujë të nxehtë në mënyrë që t’i mbani gjërat freskët aty poshtë. Nëse ju duhet të përdorni patjetër sapun, zgjidhni ndonjë lloj që është më i butë dhe pa aromë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...