Kur jemi në një dietë, zakonisht filojmë të heqim dorë nga të gjitha ushqimet e “dëmshme” që ndoshta janë të shijshme por që me rrezik për formën e trupit.
Megjithatë, ekzistojnë disa mënyra se si këto “mëkate të vogla” mund t’i përfshini në dietën tuaj e të mos fitoni peshë, ndërsa në mesin e këtyre mëkateve bëjnë pjesë edhe pastat.
Shihni më poshtë se cilat lloje të pastave mund t’i konsumoni gjatë dietës suaj dhe në të njëjtën kohë të mos fitoni peshë.
Pastë me salcë të kuqe
Një nga mënyrat më të mira të konsumoni pastë, përderisa jeni në dietë është që ta kombinoni me salcë të kuqe, të bërë nga speca të kuq.
Nëse dëshironi ta përshpejtoni metabolizmin tuaj, në vend të specave të kuq të zakonshëm, mund të vendosni speca djegës.
Pastë me karkaleca, kungull të njomë dhe domate
Ushqimet e detit në kombinim me perime dhe pasta janë zgjedhja ideale për të gjithë ju që jeni në dietë.
Përzieni atë me karkaleca, kungull të njomë të pjekur si dhe domate dhe padyshim se do të fitoni një vakt ushqyes me vlera ushqyese.
Pasta me kungull të njomë, hudhër dhe gjalpë
Nëse dëshironi të provoni pastë me kungull të njomë, hudhër dhe gjalpë, si fillim fërgoni hudhrën me gjalpin dhe më pas shtoni në tigan kungullin e njomë dhe përzieni mirë duke hedhur edhe pastën tuaj të preferuar.
Lazanja me spinaq dhe djathë
Bëni këtë vakt ushqyes gjatë mbajtjes së dietës dhe do të kënaqeni me shijen e saj fenomenale, pa u shqetësuar fare se do të ndikojë në peshën tuaj.
Pasta me mish pule të pjekur në skarë dhe salcë
Jenii të sigurt se nuk keni pasur shansin të provoni pastat me salcë pesto, dhe në qoftëse shtoni mish pule do të fitoni një ushqim të shijshëm që do të plotësojë të gjitha nevojat tuaja.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...