Sezoni i verës do të ishte i paplotë pa një prej frutave më karakteristikave të verës, shalqirin. Edhe pse shumë prej jush nuk e kanë blerë akoma për këtë sezon, besoj se e keni vënë re që ai gjendet pothuaj në të gjitha stendat e tregjeve dhe marketeve.
Por si gjithmonë pyetni veten a është i pjekur apo jo ? Shumë prej jush mund t’i besojnë metodës klasike ”shiko, provo dhe bli”, por me truket e mëposhtme do të mund të zgjidhni një shalqi të ëmbël pa u lodhur shumë, transmeton arbresh.info.
Një ndër gabimet që bëjnë shumë blerës është të përzgjedhin një shalqi që duket sa më i pastër dhe me lëkurë të lëmuar. Në të vërtetë sa më e zverdhur dhe me shenja të jetë sipërfaqja, aq më i ëmbël është shalqiri. Shumë pak e dinë, por edhe shalqiri ka gjini.
Kur të blini shalqi, hidhini një sy edhe bishtit të tij, ky detaj i parëndësishëm në pamje të parë në fakt tregon pjekurinë e frutave. Në qoftë se ai është shumë i gjelbër shalqiri është ende i papjekur, ndërsa kur është si i fishkur dhe i kafenjtë keni qëlluar në shenjë pasi do të hani një shalqi të ëmbël mjaltë./Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...