Është e kuptueshme se dhimbja e tmerrshme që vjen nga djegia e diellit nuk vlen që të qëndroni me orë të tëra në diell duke u përpjekur të merrni pak ngjyrë.
Në rregull, ajo që është bërë deri tani është bërë.
E dimë se sa e dhimbshme mund të jetë sidomos djegia e parë, andaj edhe po ju japim disa këshilla si të lehtësoni vuajtjet tuaja.
Është teknikë shumë e thjeshtë, relaksuese dhe lehtëson menjëherë dhimbjet nga djegia e diellit.
Ja se për çfarë keni nevojë:
Kos i thjeshtë
Aloe Vera
Kosi që keni ruajtur në frigorifer për ta ngrënë?
Do të ju nevojitet të blini një tjetër sepse ky ndikon shumë për të kuruar djegien nga dielli.
Kosi bën mrekullira për shkak të probiotikëve që ndihmojnë të shërojnë lëkurën e dëmtuar…
Dhe, fakti se është tepër i ftohtë pasi ruhet në frigorifer, patjetër që ju bën të ndiheni shumë mirë dhe është freskues.
Kjo mund të jetë gjithçka që ju nevojitet, por merrni një hap më tej dhe shtoni një lugë aloe vera dhe përzieni së bashku me përbërjen e kosit.
Aplikoni sa më shumë që keni nevojë, dhe pasi ta leni që të veprojë për një kohë, më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë.
Të gjitha zonat e nxehta, madje të djegura në lëkurën tuaj, do të freskohen menjëherë dhe do ndjeni relaksim të pakushtëzuar.
SHBA përgatit transferimin e pushtetit; Mekanizmi i ka fille...
Musliu pas organizimit në Skenderaj: Drenica gjithmonë ka di...
Shqipëria e rrezikshme në fund të pjesës së parë, por s’ka g...
Gjesti i mërzitur – qëndron vetëm në dhomën e ndejës
Haradinaj të dielën në Gjermani, prezanton programin e parti...
Një anëtar i shtabit teknik të Hungarisë në gjendje të rëndë