Aborti është një nga problemet më shqetësues të shoqërisë sonë.
Në një intervistë për Kolona.info, Dr Drita Kabashi ka sqaruar se sa i shpeshtë është aborti, si ndodh dhe si mund ta parandaloni.
Çka është aborti?
Dr Drita Kabashi: Aborti është një ndërprerje e parakohshme e shtatzënisë para javës së 24. Nëse humbet para javës së 12 është abort i hershëm. Kurse nëse kjo ndodh prej javës 12 deri në 24 është abort i vonshëm.
Sa janë abortet e shpeshta?
Dr Drita Kabashi: Me keqardhje të madhe shumë gra e përjetojnë një humbje të tillë. Numrin e saktë nuk mund ta dimë, por diku rreth 15% të shtatzënive përfundojnë me një abort. Shumë gra edhe nuk e din që kanë qenë shtatzënë ose që kanë humbur fëmijën. Diku ¾ të qelizave të fekonduara humbën para se cikli të vonohet. Thuajse të gjitha abortet ndodhin deri në javën e 13, kurse shumë rrallë ndodh te një abort i vonshëm. Kjo ndodh një në njëqind raste.
Dr Drita Kabashi: Në këtë pyetje nuk ka përgjigje. Edhe tek femrat e shëndosha të cilat nuk hyjnë në grupin e të rrezikuarave mund të kenë një abort të mundshëm. Dhe shumë shpesh edhe mjekët më pastaj nuk mund ti gjejnë arsyet pse një shtatzënë e ka humbur fëmijën . Për këtë arsye edhe mjekët e kanë të vështirë çka të ndërmarrin si preventivë. Kjo vlen posaçërisht tek abortet e hershme.
Studimet dhe eksperienca kanë treguar që deri tek një abort mund të vjen si pasojë e pirjes së duhanit, konsumimi i më shumë se 4 filxhanë kafe në ditë, konsumimi i alkoolit, aborteve të mëhershme. Nëse ju veç e keni një anomali të mitrës ose nëse keni një miom.
Sëmundjet autoimune si për shembull Lupus -Sëmundjen e sheqerit,probleme me veshkë,ose probleme me gjëndrën tiroide. Vlen të ceket se në qofte se ju jeni nën kontrollin e mjekut dhe me terapi adekuate atëherë për këto arsye të lartcekura është rrezikshmëria më e ulët . Në shtatzënitë e hershme në qoftë se keni një infeksion si, rubeola,Listeriose ose Chlamydien.
Mosha gjithashtu ka një rëndësi. Femrat mbi 30 vjeç kanë më shumë aborte sesa më të rejat. Kurse më shpesh kemi raste tek femrat mbi moshën mbi 35. Sa më e vjetër është një femër aq më shumë mund të vjen deri te anomalitë e kromozomeve që e ngrit rrezikun e aborteve.
Pse ndodh aborti. Cila është arsyeja ?
Dr Drita Kabashi: Arsyen e vërtet në shumicën e rasteve askush nuk mund ta vërtetoj. Kurse në gjysmën e rasteve tek abortet e hershme supozohet se ka pasur çrregullime në zhvillimin e bebes që gjatë fekondimit (që është një proces shumë i ndërlikuar) diçka nuk është zhvilluar drejt, derisa edhe kromozomet nuk janë vendosur në vendin e duhur.
Ndërsa te abortet e mëvonshme pas javës së 20 mund të vjen si pasojë e ndonjë infeksioni gjatë shtatzënisë, në çoftë se ka ndonjë anomali të mitrës ose placentës, apo në çoftë se e ka qafën e mitrës më të shkurtër.
Përmes dy lloje të analizave mund ti vërejmë defektet gjenetike të bebes dhe në anën tjetër fatkeqësisht mund të shkaktojmë një mundësi që na detyrojnë të kemi një abort të hershëm. E këto janë Amniosinteza dhe Chorionbiopsi. Amniosinteza bëhet zakonisht në mes javës 14 dhe 17 të shtatzënisë. Diku rreth 1% e kësaj analize mund të shkaktojë një abort të hershëm. Kurse Chorionbiopsia bëhet gjatë javës së 11 deri 19. Kjo shkakton diku 1 deri 2% një abort të hershëm.
Kur dhe si mund ta vërejmë që mund ta kemi një abort?
Dr Drita Kabashi: Shenjat e para dhe të dukshme mund të i vëreni po qe se keni dhimbje të mëdha të ngjashme me dhimbje gjatë ciklit dhe gjakderdhje më të madhe,të cilat përmbajnë pjesë të indeve. Sidomos në javët e para të shtatzënisë mund të keni abort dhe që mos ta vëreni,për çka edhe shumë gra mendojnë që kjo ka qenë vetëm një vonesë e ciklit të tyre. Disa aborte zbulohen atëherë kur një paciente i drejtohet gjinekologut dhe gjatë incizimit apo kontrollit me ultrazë vërehet se të rrahurat e zemrës kanë pushuar.
Gjakderdhjet e lehta, a mund të jenë shenjë e abortit?
Dr Drita Kabashi: Gjakderdhje të lehta sidomos në javët e para janë normale, mirëpo patjetër duhet të konsultohet gjinekologu i juaj i cili duhet ta bëjë një ekzaminim, sepse edhe këto mund të jenë shenja e para të abortit.
Çka duhet të bëjë një grua për ta parandaluar rrezikun nga një abort?
Dr Drita Kabashi: Për fat të keq aborti nuk mund të ndalohet me asgjë. Mirëpo ju mundeni ta zvogëloni rrezikun. Më e rëndësishmja është që ju para planifikimit të shtatzënisë ta leni pirjen e duhanit. Kjo ndoshta nuk është e lehtë por e zvogëlon shumë rrezikun. Mundohuni sa më pak kafe të konsumoni, Cola ose pije energjetike dhe në përgjithësi pijet të cilat kanë kofein. Alkooli kuptohet që është rreptësisht i ndaluar. Ne qoftë se ju veç keni pasur një abort të mëhershëm dhe prapë jeni shtatzënë, atëherë mjeku sigurisht që do të ju këshillojë që ju të keni sa më pak aktivitete fizike dhe të mos keni marrëdhënie gjatë muajve të parë.
A mund të ndikojë gjendja ekonomike te aborti?
Dr Drita Kabashi: Gjendja ekonomike apo sociale në mënyrë indirekte mund ta ngrit rrezikun për një abort, për shkak se në këto raste janë ushqimet më të dobëta i cili shkakton një anemi apo pagjakësi dhe pastaj paraqiten infeksionet më të shpeshta apo këto femra kanë aktivitete fizike më të larta.
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të