Ja si mund të eliminoni rrudhat rreth zonës së syve me përbërës natyralë

19:29 | 9 Maj 2017
Arbresh.info

Rrudhat e para që shfaqen janë në fytyrë dhe kryesisht në zonën rreth buzëve dhe syve.
Ekspozimi në diell, mungesa e gjumit, pirja e duhanit, përshpejtojnë procesin e shfaqjes së rrudhave.

Ja, si të eliminohen rrudhat me përbërës natyralë:

1.Kastraveci është i pasur me tiaminë, riboflavin, niacin, vitamina B që jo vetëm hidratojnë lëkurë, por dhe e qetëson dhe e pastron në thellësi.

2. E bardha e vezës ka efekt lifting dhe aplikimi i saj në fytyre redukton në kohë dhe sheshon rrudhat e reja

3. Vaji i kokosit është i pasur në vitaminë E, shumë e rëndësishme për shëndetin e lëkurës. Lyeni pak zonën rreth syve në mbrëmje e në mëngjes do të shihni që çehrja juaj do të jetë më e gjallë.

4. Acidi glikolik i gjendur në qumësht ndihmon në riparimin e lëkurës dhe promovon prodhimin e kolagjenit.

5. Kos dhe mjaltë: Kjo maskë jo vetëm rregullon teksturën e lëkurës, por eliminon qelizat e vdekura dhe e hidraton në nivel qelizor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme