Google ADS

Ja shenjat që paralajmërojnë goditjen në tru

17:36 | 9 Shkurt 2017
Arbresh.info

Goditja në tru shkaktohet nga ndërprerja e qarkullimit të gjakut në tru. Për fat të keq, kjo është arsyeja e katërt më e madhe e vdekjeve tek të rriturit.

Kur ndodh goditja, qelizat e trurit në zonën e caktuar fillojnë të vdesin pasi mbeten pa oksigjen dhe lëndë ushqyese, për të cilat kanë nevojë për të funksionuar.

Më të rrezikuarit nga kjo sëmundje janë njerëzit që kanë probleme me zemrën dhe qarkullimin e gjakut. Për këta të sëmurë, mjekët rekomandojnë që të evitohet sa më shumë: Ekspozimi ndaj diellit, sidomos në orët më të nxehta të ditës; Temperaturat e larta bëhen shkak për rritjen e presionit të gjakut. Faktorët kryesorë që ndikojnë në avancimin e kësaj sëmundjeje kaq të rrezikshme te gratë janë: Pilulat kontraceptive; Pirja e duhanit; Mbipesha dhe Migrena. Nëse këta katër faktorë do të bashkoheshin së bashku, rreziku për një Insult cerebral do të ishte i dyfishtë dhe shumë i rrezikshëm për jetën, aq sa mund të themi vdekjeprurës.

Shenjat kryesore që paralajmërojnë goditjen në tru janë:

Vështirësi për të folur. Ai flet në mënyrë të pakuptueshme (belbëzon) ose nuk mund të shqiptojë dot asnjë fjalë, ose nuk i kuptohen fjalët;
Nuk lëviz dot gjymtyrët, si psh dorën ose këmbën;
Tërheqja e muskujve të fytyrës të asaj ane që nuk lëviz dorën ose këmbën, pra fytyra bëhet asimetrike (shtermbërim te buzë s);
Urinon dhe defekon në mënyrë të pavullnetshme;
Të dridhura të pjesshme ose në të gjithë trupin;
Të vjella
Nëse ju vëreni në trupin tuaj një ose më shumë nga këto simptoma, mos prisni, por veproni: Drejtohuni menjëherë tek mjeku juaj i familjes. Në këtë situatë nëse i sëmuri ka të vjella është mirë që të bëhet kthimi i kokës në anën e majtë me qëllim që të mos bllokohen rrugët e frymëmarrjes dhe të hiqen protezat kur ato janë. /Burimi: healthyfoodhouse – Gazeta Shendeti/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme