Përzierja e këtyre dy përbërësve rezultoi në diçka shumë të dobishme për shëndetin e njeriut.
Përfitimet e mjaltit janë të njohura për të gjithë, ndërsa susami është bimë që është përdorur në dieta në një kohë shumë të gjatë.
Së bashku, mjalti dhe susami bëjnë mrekulli për shëndetin tonë, transmeton portal arbresh.info
Kjo përzierje është aq e shëndetshme sa çdo ditë e re duhet të fillojë me një lugë mjaltë dhe fara susami.
Farat e susamit janë rritur për më shumë se pesë mijë vjet. Së pari ato u kultivuan në zonën antike të Mesopotamisë, dhe më pas u përhapën në pjesën tjetër të botës.
Nga ana tjetër, mjalti, si produkti më i rëndësishëm i bletës, ka qenë i njohur në dietën njerëzore që nga kohërat parahistorike.
Në kohërat antike, përzierja e mjaltit dhe susamit është përdorur për të shëruar gratë nga infertiliteti dhe për të zgjuar epshin.
Mjalti dhe susami janë burim i shkëlqyer i magnezit, kaliumit, kalciumit, acideve yndyrore Omega-3 dhe Omega-6.
Kur bëhet fjalë për vitaminat, susami përmban ato të grupeve A, B dhe E.
Duke konsumuar këto dy përbërës së bashku, dhimbja e barkut mund të lehtësohet, dhe është një ilaç i shkëlqyeshëm dhe më efektiv për dhimbjen menstruale. Për shkak të përmbajtjes së konsiderueshme të hekurit, susami rekomandohet për grate që kanë probleme me ciklin menstrual, transmeton portali arbresh.info
Mjalti dhe susami kanë të njëjtën përqindje kalciumi, i cili ndikon në shëndetin e eshtrave. Përdorimi i rregullt i kësaj përzierjeje në dietë mund të ndihmojë në forcimin e eshtrave përderisa trupi plaket.
Farat e susamit gjithashtu zvogëlojnë nivelin e kolesterolit në gjak.
Përzierja stimulon edhe aktivitetin mendor, ndikon në shkëlqimin e flokëve dhe të lëkurës.
Susamin me mjaltë mund ta përdorni në sallata dhe ëmbëlsira./arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...