Fillimi i vitit 2017 ka qenë i frytshëm sa i përket lindjeve në klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.
Në këta tre muaj të parë të vitit, janë shënuar 2173 lindje, sipas raportit të kësaj klinike, shkruan Gazeta Shneta.
Ndërsa, vetëm gjatë ditës së djeshme kanë lindur 41 fëmijë. Prej tyre, një rast është me binjake vajza. 17 nëna kanë lindur për herë të parë gjatë ditës së djeshme në Gjinekologji.
Nënat kosovare kanë lindur 22 vajza dhe 19 djem.
Ndërsa gjatë vitit të kaluar në 7 spitale të përgjithshme të Kosovës janë kryer 23 mijë e 261 lindje.
Nga numri total i lindjeve në QKUK, 3381 kanë qenë me operacion.
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...