Temperatura e ambientit është shumë e rëndësishme për fëmijën dhe sipas ekspertëve, gjatë dimrit ajo nuk duhet të jetë më e lartë se 20 gradë.
Por si duhet të jetë ambienti i shtëpisë për të qenë ideal për të porsalindurin? Temperatura e duhur dhe gjithçka tjetër për një ambient në kushte ideale brenda shtëpisë
Temperatura në shtëpi duhet të jetë gjithmonë konstante; Temperatura ideale do të ishte 20 gradë, por në banjo mund të jetë edhe pak më e lartë, ndërsa në dhomën e gjumit jo më shumë se 18 gradë.
Dhoma ku fle fëmija duhet të jetë e ajrosur mirë dhe jo me ajër shumë të thatë; Nëse në shtëpi përdorni kalorifer, vendosni një lagështues ajri;
Nëse shtëpia ka shumë lagështirë mund të instaloni një tharës ajri (janë aparatura të posaçme që mund t’i blini në dyqanet me elektroshtëpiake); E ajrosni mirë shtëpinë. Idealja do të ishte 3 herë në ditë: në mëngjes, në mesditë, dhe në darkë para gjumit;
Nëse fëmija ka lindur para kohe temperatura mund të jetë disi më e lartë, përkatësisht rreth 22-24 gradë me lagështirë 50%. Temperatura e ujit të banjos duhet të jetë rreth 36-37 gradë.
Sulmohen me kaçavidë dy persona në Deçan, dy të dyshuar dërg...
Kryeministri Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan R...
Gjendja skandaloze e rrugës së Matiçanit, banorët kërkojnë z...
Boeing dhuron 1 milion dollarë për inaugurimin e Trump
Prokuroria ngrit aktakuzë për korrupsion ndaj dy personave q...
Klubet saudite të gatshme të eklipsojnë pagën e Ronaldos duk...