Ka mjaft studime që sugjerojnë se vegjetarianët jetojnë me gjatë se ata që konsumojnë mish.
Për shembull, një studim me 95 mijë njerëz në SHBA ka zbuluar se vegjetarianët kanë rreth 12% rrezik më të ulët vdekjeje nga të gjitha shkaqet.
Por pse?
IFL Science është përpjekur të tregojë, duke përdorur të dhënat e një nga studimet më të mëdha të plakjes në botë. The Sax Institute 45 dhe Up Study kanë parë të dhënat e mbi 260 mijë njerëzve në Australi mb i 45 vjeç. Në harkun kohor të gjashtë viteve 16.836 persona ndërruan jetë. IFL Science panë rrezikun e vdekjes së parakohshme dhe gjetën se vegjetarianët nuk kanë pasur ndonjë ndryshim të madh.
Por pse studime të tjera thonë se ata jetojnë më gjatë, shkruan “The Independent”. Ata arrijnë në përfundimin se njerëzit që janë vegjetarianë në përgjithësi kanë tendencën të jetojnë me një sitl jetese më të shëndetshme. Ata hanë më shumë fruta dhe perime të freskëta, ushtrohen rregullisht, pijnë më pak alkool dhe nuk pijnë duhan.
Por nëse ju deheni çdo natë, nuk stërviteni, hani mish pa fund, sigurisht që do të jeni më pak të shëndetshëm. Por njerëzit që zgjedhin të jenë vegjetarianë kanë tendencën të mos dehen çdo natë dhe të stërviten,e për rrjedhojë jetojnë më gjatë.
Pra, mësimi që marrim? Të jesh vegjetarianë nuk është përgjigja e të gjitha çështjeve të shëndetit, por mundohuni të jeni më shumë si Lisa Simpson se sa si Homer.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...