Edhe pse për shumicën thyerja e barnave është lehtësim, prapë se prapë ky veprim mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore.
Përtypja e barnave në forma më të mëdha për dikë është problem. Arsyet janë të ndryshme mirëpo shumica e këtyre janë zgjidhur me të njëjtin zgjidhje: me thyerjen në gjysmë, apo shtypja e tyre dhe përzierja me lëngun e preferuar apo me ujë, transmeton gazetametro.net
Kjo fillimisht duket ide e mirë, nëse ju keni arritur të pini ilaçin edhe në këtë mënyrë. Farmaceutët e argumentojnë se kjo nuk është ide e mirë. Sepse kjo mënyrë mund të shkaktojë probleme të ndryshme në organizëm, të paktën në një pjesë të organizmit.
Farmaceutët gjithashtu pohojnë se si pasojë e këtij veprimi mund të paraqiten efekte anësore nga përzierja e barnave, posaçërisht te terapitë me diagnozë të çrregullimeve bipolare ose sëmundjeve të zemrës. Sepse konsumimi për diagnozat e tilla kërkojnë dozë të saktë të barnave, ndërsa në momentin që ju i thyeni mund të konsumoni dozë më të vogël apo dozë më të madhe.
Në rast që keni ndonjë ndryshim shëndetësor, ju duhet menjëherë të komunikoni me mjekun tuaj.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...