Ne të gjithë kemi tendencë të fajësojmë mënyrën e jetesës tepër të ngarkuar si shkaktar të lodhjes, transmeton portali arbresh.info.
Shumicën e kohës kemi të drejtë. Por nëse kjo gjë po ndodh tërë kohën, atëherë është koha të ndryshoni ca gjëra në jetën tuaj: Flini më shumë, zvogëlojini agjendën, hani më shumë ushqime të shëndetshme, pini më shumë lëngje, merrni multivitamina dhe hiqeni kafeinën e alkoolin.
Por duhet të dini që rraskapitja e vazhdueshme mund të jetë shenjë e ndonjë gjendjeje serioze mjekësore që ka nevojë të trajtohet.
Më poshtë keni gjashtë probleme të zakonshme për të cilat duhet të dini.
Anemia
Lodhja e shkaktuar nga anemia është rezultat i mungesës së qelizave të kuqe të gjaku, që sjellin oksigjen nga mushkëritë për tek indet dhe qelizat. Anemia mund të shkaktohet nga mungesa e hekurit apo mungesë vitaminash, humbje gjaku, gjakderdhje e brendshme apo sëmundje kronike siç janë artriti reumatoid, kanceri apo dështimi i veshkës.
Gjëndrat Tiroide
Kur hormonet e tiroidesë janë jashtë balancit edhe aktivitetet e përditshme do t’ju ndikohen, shkruan portali arbresh.info. Gjëndra tiroide që ka madhësinë e një arre ndodhet në pjesën e përparme të qafës dhe prodhon hormonet që kontrollojnë metabolizmin. Shumë hormone tiroide (hipertiroidizmi) përshpejton metabolizmin. Shumë pak (hipotiroidizëm) metabolizmi ngadalësohet.
Diabeti
Më shumë se një milion njerëz diagnostikohen me diabetin e tipit 2 çdo vit, por shumë prej tyre nuk e dinë që e kanë. Sheqeri, gjithashtu u njohur edhe si glukozë, është karburanti që e fut në funksion trupin tuaj. Pa energji të mjaftueshme që e ofron sheqeri, njerëzit me diabet shpesh ndihen shumë të lodhur.
Depresioni
Depresioni është një sëmundje që ndikon mënyrën se si hamë, flemë dhe ndihemi për veten dhe të tjerët. Pa trajtim, simptomat mund të zgjasin për javë, muaj madje edhe vite.
Artriti reumatoid
Kjo sëmundje autoimune nuk është e lehtë të diagnostikohet, por janë disa të dhëna delikate përmes së cilave mund ta identifikoni. Artriti reumatoid ndodh kur sistemi imunitar kthehet kundër vetvetes dhe sulmon indet e shëndetshme, gjë që nganjëherë rezulton në dëmtimin e pakthyeshëm të kockave dhe kërcit.
Lodhja kronike
Kjo gjendje enigmatike shkakton një lodhje të fortë që vjen në shpejtësi. Njerëzit që vuajnë nga lodhja kronike ndihen shumë të lodhur për të vazhduar me aktivitetet e tyre normale dhe lodhen lehtë me pak tendosje./Arbresh.info
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para