Pa marrë parasysh arsyet, bëni një takim me mjekun tuaj…
Nëse keni pasur ndonjëherë simptoma me pika gjaku aty poshtë, mund të jetë vërtetë një ndjenjë e frikshme.
Mendja juaj shkon menjëherë në skenarin më të keq të mundshëm.
Por kjo gjakderdhje ka gjasa të vogla për të treguar se mund të keni simptoma të kancerit.
Dr. Pixie McKenna, mjek i përgjithshëm në Klinikën e Londrës, këshillon që gjithmonë të kontrolloheni në lidhje me këtë.
Ja disa nga arsyet pse mund të keni gjakderdhje pas seksit:
Infeksion seksualisht i transmetueshëm
Këto infeksione janë sigurisht një gjë shumë e zakonshme për t’u marrë parasysh, madje edhe nëse nuk keni pasur ndonjë simptom si sekrecion, dhimbje apo ndryshim në ngjyrën e urinës.
Por, nëse keni gjakderdhje pas seksit, duhet ta merrni parasysh se mund të keni ndonjë infeksion.
Duhet të kontrolloheni sepse mund të ndodhë të keni klamidia apo infeksione tjera që mund të lënë pasoja afatgjate në ju dhe të shpie në infertilitet.
Sëmundje inflamatore e legenit
Kjo zakonisht ndodh si rezultat afatgjatë i ndonjë infeksioni të pazbuluar dhe poashtu mund të çojë në gjakderdhje gjatë ose pas seksit.
Mund të jetë shkak i një numër të madh infeksionesh, ndër të cilat është edhe klmaidia, gonorreja, mykoplazma, ureaplazma etj.
Shihni edhe rreth simptomave tjera si dhimbje e legenit, sekrecion apo çështjet urinare, të cilave iu duhet kohë për t’u diagnostikuar.
Thatësi vaginale
Nëse keni inde vaginale shumë të thata, kjo mund të jetë një tjetër shkak potencial i gjakderdhjes pas seksit.
Menopauza mund ta shkaktojë këtë, por kjo është e pamundur për femrat e reja, kështu që ka shumë gjasa që të keni nivele të ulëta të estrogjenit.
Femrat me estrogjen të ulët mund të mos kenë perioda të rregullta ose mund të kenë indeks të ulët të masës trupore, thekson Pixie.
Nëse keni gjendje të lëkurës si psoriaza, në këtë rast mund të përdorni lubrifikant për të zbutur thatësinë vaginale.
Zgjedhni gjithnjë produkte lubrifikuese me bazë uji.
Shtatzënia
Shtatzënia mund të shkaktojë gjakderdhje, thekson Dr. Pixie, duke këshilluar që të bëni një test shtatzënie nëse keni shqetësime të tilla.
Ajo po ashtu vë në dukje edhe probleme tjera në qafën e mitrës apo infeksione tjera nëse e dini se nuk jeni shtatzënë.
Seks i ashpër
Ka gjasa që seksi pak më i fuqishëm dhe i vrazhdë të shkaktojë fërkime dhe trauma të mjaftueshme për të mundësuar gjakderdhjen, po ashtu edhe seksi me një partner të ri, pozitat e ndryshme seksuale, ose nëse përdorni diçka të pazakontë, thotë mjeku.
Mungesa e marrëdhënieve seksuale për një kohë të gjatë
Pixie konfirmon se kjo mund të çojë po ashtu në gjakderdhje.
Gjakderdhja pas një periudhe të gjatë pa bërë seks, ndoshta mund të jetë e parrezikshme, por është mirë të kontrolloheni për të parë këtë ndjeshmëri sepse nuk mund ta dijë askush se çfarë ndodhë në qafën e mitrës pa bërë kontrolle të nevojshme.
Ektropi cervikale
Dr. Pixie krahason ektropinë cervikale me një verzion gjinekologjik duke pohuar se qelizat brenda qafës së mitrës mund të shfaqen ndonjëherë edhe jashtë, ashtu sikur në pjesën e butë të buzëve, kështu që për shkak se është më delikate mund edhe të irritohet lehtë.
Qelizat e brendshme tentojnë jashtë dhe mund të dobësohen, gjë që shkakton gjakderdhjen. Ky lloj kontakti mund të bëhet nga penetrimi i penisit gjatë seksit.
Pixie shpjegon se kjo gjendje është më e zakonshme te femrat që janë në ndikim të pilulave dhe se normalisht nuk përbën shqetësim afatgjatë.
Kancer
Kanceri i qafës së mitrës është kanceri më i zakonshëm te femrat nën moshën 35 vjeçare, andaj edhe është e qartë se mund të jetë një shqetësim për femrat e reja që përjetojnë gjakderdhje gjatë seksit.
Pra, kjo mund të jetë shenjë e paraqitjes së kancerit në qafën e mitrës.
Për të vazhduar më tutje me diagnostikim, është mirë të bëni ekzaminime te mjeku për të verifikuar kancerin.
Aromë e rëndë fungale
Nëse keni pasur ndonjë infeksion të keq me aromë të rëndë që ndikon në vulvën tuaj, atëherë traumat gjatë seksit mund të shkaktojnë gjakderdhje, gjë që si rast është shumë i rrallë. Arsyeja e gjakderdhjes do të ishte si pasojë e inflamacionit dhe irritimit në gjenitalet tuaja.
Polipe
Polipet mjeku i shpjegon si rritje të vogla të padëmshme, që mund të rriten kudo në trup dhe mund të jenë shkak i gjakderdhjes pas seksit nëse rriten në qafën e mitrës.
Ato janë shumë vaskulare dhe tentojnë të depërtojnë nëpër qafën e mitrës dhe të shkaktojnë trauma gjatë seksit, si gjakderdhje në këtë rast.
Është mirë që t’i trajtoni këto megjithëse nuk janë kancerogjene, por që janë mjaft të bezdisshme.
Siç mund të shihni, ekzistojnë shumë shkaqe të mundshme për gjakderdhjen tuaj, dhe nuk duhet të shqetësoheni përderisa nuk merrni ndonjë pasqyrë të saktë në lidhje me sëmundjen tuaj.
Por puna është që mos ta anashkaloni dhe neglizhoni këtë problem, por të kontrolloheni në personel profesionist mjekësor.
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje