Dhimbjet e barkut dhe shpinës, ndryshimet e humorit, ankthi dhe shtimi në peshë janë disa prej simptomave me të cilat përballet çdo femër gjatë ciklit menstrual.
Krahas tyre një tjetër shenjë e dukshme është fryrja dhe dhimbja e gjoksit.
Nëse përpara periodave gjoksi juaj është normal, në këto ditë të muajit ai fryhet shumë, dhemb dhe krijon një ndjesi bezdisjeje dhe sikleti të padurueshëm.
Ashtu si me shumicën e dhimbjeve që vijnë gjatë menstruacioneve, kjo dhimbje shkaktohet nga hormonet.
Në gjysmën e parë të ciklit menstrual të gruas, nivelet e estrogjenit janë në rritje dhe shkaktojnë zgjerim të kanaleve të gjirit.
Indet e gjirit bëhen shumë më të dendur gjatë kësaj periudhe duke bërë që gjoksi juaj të duket më i plotë dhe i rëndë, shkruan Syri.
Nga ana tjetër progesteroni shkakton bymim të gjëndrave të qumështit dhe si pasojë keni dhimbje të thithkave.
Çdo fryrje apo dhimbje është normale për sa kohë ato zhduken me ardhjen e periodave.
Në rast të kundërt, duhet t’i drejtoheni mjekut pasi mund të keni ndonjë cist, masë kancerogjene ose të jeni në fillim të ndonjë shtatzënie.
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të