Kafeina është lëndë e veçantë që gjendet në kokrrat e kafesë e në disa bimë të tjera. Kafja përmban 1,2% kafeinë ndërsa çaji 1,9%, kjo lëndë ka veti nxitëse për sistemin nervor, për zemrën, për qarkullimin e gjakut, etj.
Në një studim të pak kohëve më parë, studiuesit e “John Hopkins University School of Medicine”, krahasonin kafeinën me drogën, duke shpjeguar se ka njerëz aq të varur nga kafeina aq sa shfaqin edhe simptoma të abstinencës-kriza varësie dhe se nuk mund ta reduktonin konsumimin e saj, madje edhe përballë sëmundjeve apo kushteve shëndetësore që do ta kërkonin.
Edhe pse nuk ka asgjë të njëjtë si një filxhan kafeje, për t’u furnizuar me energji për të përballuar ditën, nuk duhet të harrojnë gjithsesi se kafeina e pranishme në kafe (por edhe tek disa pije të tjera), ka efekte anësore që nuk duhen neglizhuar. Por nëse e keni të pamundur që të paktën të eliminoni, të paktën merrni në konsideratë ta reduktoni disi, pasi në fund të fundit nuk është ide edhe aq e keqe, transmeto mapo.
Për t’ju qartësuar akoma më shumë se përse duhet të mendoni dy herë para se të konsumoni pije që përmbajnë kafeinë, po ju japim 6 arsye se çfarë i shkakton organizmit tonë.
Së pari, amplifikon stresin
Përveçse shton tensionin e gjakut dhe hormonet e stresit, duke ju bërë akoma me më shumë ankth, kafeina gjithashtu përforcon përvojat e vështira, me të cilat mund të përballemi normalisht. Një fakt i tillë konfirmohet edhe nga studimi i “Duke University”, përfundimet e të cilit kanë evidentuar se efektet e kafeinës zgjasin më shumë nga sa kujtojmë, duke përkeqësuar streset normale të cilat trupi ynë është i ekspozuar gjatë ditës.
Së dyti, ndikon negativisht në sistemin nervor
Kafeina është në gjendje të bllokojë receptorët në tru të cilët kontrollojnë adenozinës, një neurotransmetues që rregullon në mënyrë normale ciklin e gjumit, duke lënë kështu liri veprimin veprimi të dopaminës dhe glutamina, të cilat duke punuar më shumë nga sa duhet, ju mbajnë zgjuar dhe në gjendje alarmi, edhe pse truri ju thotë se tani është koha për gjumë, duke gënjyer kështu sistemin nervor.
Së treti, krijon varësi
Vazhdon ta gënjejë sistemin nervor, duke e bindur se nuk është i lodhur, por se e kundërta është e vërtetë, por për këtë duhen akoma më shumë doza kafeine, të cilat arrijnë si përfundim duke rritur nivelin e tolerancës, (praktikisht siç ndodh me të gjitha substancat të cilat krijojnë varësi). Nga ana tjetër lajmi i mirë, gjithmonë sipas “Forbes”, se mjaftojnë vetëm 10 ditë për t’u larguar nga skllavëria e kafeinës.
Së katërti, shëndosh
Përjashto rastin kur pini kafe të zezë pa sheqer, sepse në të gjitha rastet e tjera të gjitha pijet me bazë kafeinën, përmbajnë kalori, shto faktin se pije të tilla pini disa në ditë, atëherë edhe ju do të shtoni në peshë. Një fakt i tillë është vërtetuar edhe nga një studim i zhvilluar në 2015, i cili thekson se kafeina e pranishme te pijet e sheqerosura shton dëshirën për konsumin e këtyre të fundit. Ndaj dhe këshilla e studiuesve dhe dietologëve është që të reduktojnë sa më shumë lëngjeve dhe pijeve që përmbajnë kafeinë, për të reduktuar faktorët e obezitetit.
Së pesti, përkeqëson depresionin
Një studim i “Mayo Clinic”, ngre hipoteza mbi lidhjen mes konsumit të pijeve me kafeinë dhe përkeqësimit të simptomave të atyre personave që vuajnë nga depresioni, si shkak i efekteve që këto substanca kanë mbi organizmin tonë, veçanërisht sa i takon çrregullimit që i shkakton ciklit të gjumit, pasi është vërtetuar se mungesa e gjumit përkeqëson depresionin. I njëjti studim po kështu rekomandon që të veprohet me kujdes dhe të mos hiqet dorë në mënyrë të papritur nga kafeina, por që gradualisht të reduktohet konsumi për të zvogëluar efektet e mundshme që jep mungesa e kafeinës, për t’i dhënë kohë edhe organizmit që të mësohet po kështu që të shmanget përkeqësimi i depresionit.
Së gjashti, shton rrezikun për probleme të tjera shëndetësore
Konsumimi në sasi të madhe të kafeinës dëmton cilësinë e zërit, shton rrezikon për të vuajtur nga djegiet e stomakut dhe reflukseve, pasi qetëson muskujt e ezofakut dhe stomakut të cilat pengojnë acidin e stomakut të ngjitet, pa vënë në llogari që kafja vetë ka përmbajtje acidi, çojnë akoma më shumë në përkeqësimin e gjendjes. Sikurse të mos mjaftonin këto arsye, kafeina rrit rrezikun për diabet, dhe kjo jo vetëm për shkak të përqendrimit të lartë të sheqerit të pranishëm në pjesën më të madhe të pijeve, por edhe sepse në vetvete kjo substancë është e rrezikshme pasi shkakton ndjeshmëri ndaj insulinës, çka për organizmin e bën më të vështirë rregullimin në mënyrë natyrale të nivelit të glicemisë.
Kafeina, ja çfarë shkakton
Kafeina është lëndë e veçantë që gjendet në kokrrat e kafesë e në disa bimë të tjera dhe që ka veti nxitëse për sistemin nervor, për zemrën, për qarkullimin e gjakut etj.
Kafeina është e përhapur 1,9% në çaj dhe 1,2% në kafe. Edhe ky alkaloid përftohet nga produktet natyrore nëpërmjet tretësve organikë. Me largimin e kafeinës nga kafeja, kjo e fundit nuk humb erën, por e humb efektin e saj fiziologjik.
Veprimi i kafeinës shprehet në sipërfaqe të sistemit nervor, ka veti çlodhëse dhe disponimi dhe rrit dëshirën për seks. Kur përdoret me sasi të mëdha, ka veprim negativ në organizëm, shkakton çrregullime të dukshme, sidomos në funksionimin e zemrës.
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...