Edhe pse kumbullat përdoret në mënyrë masive për xhem, është mirë t’i konsumoni edhe të freskëta, sepse kanë përbërës antioksidues, më së shumti midis pemëve. I shkojnë për shtati shëndetit të zorrëve, sepse përmirësojnë tretjen dhe përshpejtojnë metabolizmin. Janë të pasura me shumë vitamina dhe minerale. Por, vlera më e madhe ushqyese është në formë të fibrave dietale që i përmban, trasmeton gazeta Kosova Sot
Bëhet fjalë për një lloj të veçantë të karbohidrateve, të cilat për dallim nga saharoza, glukoza, niseshteja dhe sheqernat e tjera, organizmi i njeriut nuk mundet t’i absorbojë. Ndikimi i tyre në shëndet është i shumëfishtë dhe paraqesin faktor të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve, sidomos në uljen e kolesterolit. Nutricionistët, personave të shëndetshëm ju sugjerojnë pesë deri gjashtë kumbulla, tre deri katër herë në javë, e atyre që vuajnë nga diabeti shumë më pak, varësisht nga niveli i sheqerit në gjak. Ndikimi pozitiv në shëndet, sidomos kundër kapsllëkut, dallohet te kumbullat e thata. Arsyeja është se në kumbullat e thata ka sorbitol (lloj i sheqerit) dhe fibrave që dhurojnë efekt prej laksativi në krahasim me kumbullat e freskëta.
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...