Seksi, përveç që sjell kënaqësi te dy gjinitë, është edhe mundësi e mirë për ta përmirësuar shëndetin e përgjithshëm.
Këtë e ka dëshmuar edhe shkenca përmes eksperimenteve të ndryshme.
Seksi e zvogëlon rrezikun e kancerit të prostatës
Sipas studimit të kryer nga Shkolla Mjekësore e Harvardit, meshkujt të cilët ejakulojnë më shpesh kanë rrezik më të vogël të zhvillojnë kancerin e prostatës.
Hulumtuesit nuk e dinë se përse ndodh kjo, por, nëse veç ju duhet ndonjë arsye për të bërë seks sonte, kjo mund të jetë arsyeja e duhur.
Seksi të rinon dhe rrit vetëbesimin
Në studimin e kryer nga hulumtuesi skocez dhe neuropsikologu klinik, David Weeks, thuhet se personat të cilët bëjnë seks tri herë në javë ose më shumë, mund të duken deri në 12 vite më të ri sesa që janë.
Veç kësaj, ata gjithashtu kanë zbuluar se çiftet të cilët bëjnë seks më shpesh ndjehen më komodë dhe më me vetëbesim rreth identitetit të tyre seksual.
Seksi ua lehtëson femrave dhimbjet menstruale
Studimi i kryer në vitin 2000, ka zbuluar se 9 për qind nga 1,900 gra kishin masturbuar vetëm për t’i lehtësuar apo hequr dhimbjet menstruale.
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan