Ja pse disa njerëz kafshohen nga mushkonjat, e disa jo

19:36 | 16 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Disa persona nuk sulmohen asnjëherë nga mushkonjat

Falë disa kimikateve të fshehta, disa njerëz janë më tërheqës për mushkonjat sesa të tjerët.

Janë 5 arsye pse preferojnë disa njerëz dhe disa të tjerë jo:

Gratë shtatzënë– mushkonjat të cilat sulmojnë janë të tërhequra pas dioksidit të karbonit.
Gratë shtatzënë nxjerrin dioksid karboni 21% më shumë se të tjerat. Gjithashtu ato lëshojnë aroma të paqëndrueshme që tërheqin insektet.

Jeni të djersitur– acidi laktik i cili nxirret përmes djersitjes është me të vërtetë tërheqës për mushkonjat. Gjithashtu nëse jeni i lodhur të djersitur, edhe temperatura e lartë e trupit tërheq mushkonjat.

Keni grupin e gjakut 0– ashtu siç ju mund keni shije të preferuara, ashtu edhe mushkonjat kanë të preferuar këtë lloj grupi të gjakut.

Keni pirë birrë- pijet alkoolike dhe në veçanti birra janë tepër tërheqëse për mushkonjat që të vijnë drejt jush. Shkaqet e kësaj dukurie janë ende të paqarta.

Gjenet tuaja ju bëjnë më tërheqës– një studim i realizuar tek binjakët identik, ka pohuar se mekanizmat gjenetik ndikojnë nëse jeni një objektiv i mundshëm i mushkonjave ose jo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme