Grupi gjakut është një karakteristikë që i bëhet gjakut në varësi të pranisë apo mungesës së komponentëve të trashëguar antigjenikë në sipërfaqen e qelizave të kuqe.
Shkencëtarët kanë identifikuar katër grupe gjaku A, B, AB dhe O, por, sipas sistemit rezus (Rh), ato mund të dyfishohen dhe të jenë për shembull A+ ose A-.
Grupi i gjakut varet nga gjenet e trashëguara (nga prindërit) dhe përcaktohet nga antigjenet, prandaj, në varësi të grupit të gjakut, A, B, AB ose O, ju jeni më shumë ose më pak të rrezikuar që të vuani nga një sëmundje e caktuar, si kancer, probleme me zemrën, me kujtesën etj. Ja çfarë tregon grupi i gjakut për shëndetin tuaj:
Probleme me kujtesën: Njerëzit me grup gjaku AB, sidomos të moshuarit, janë më të rrezikuar që të kenë probleme me kujtesën. Kjo lidhet me numrin e disa faktorëve të koagulimit dhe proteinave në gjak.
Kancer në stomak: Një tjetër lajm i keq nëse jeni me grup gjaku AB, pasi rrezikoni me 26% që të prekeni nga për t’u prekur nga kanceri në s Shkaktari mund të jetë një bakter i quajtur H. pylori, i cili gjendet tek rreth 2/3 e popullsisë në të gjithë botën. Reagimi i sistemit imunitar ndaj këtij bakteri shumë i dobët tek personat me grup gjaku AB , ndaj ata janë më të rrezikuar që të preken nga kanceri i stomakut.
Ulçera:I njëjti bakter që mund të shkaktojë kancer të stomakut tek njerëzit me grup gjaku A ose AB, rrit rrezikun për t’u prekur nga ulçera tek njerëzit me grup gjaku 0.
Sëmundjet e zemrës: Personat me grup gjaku 0 duhet të falenderojnë gjenetikën pasi janë 20% më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës krahasuar me njerëzit që kanë grupe të tjera gjaku. Një tjetër përfitim për njerëzit me grup gjaku 0: Ata janë 37% më pak të rrezikuar që të preken nga kanceri i pankreasit në krahasim me njerëzit me grupe të tjera gjaku.
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua