Çrregullimet e ankthit mund të eliminohen me ndihmën e ushqimit në vend të ilaçeve të cilat kanë dhe efekte anësore.
Peshqit me yndyrë
Në një studim të Universitetit të Ohajos, studentëve që iu dha për të konsumuar acid yndyror omega 3, shfaqën me rreth 20% më pak se të tjerët shenja ankthi gjatë provimit. Peshqit yndyrorë parandalojnë gjithashtu sëmundje si dementia, problemet vaskulare, ndihmojnë shëndetin okular, etj. “Pra, njerëzit duhet të konsiderojnë shtimin e omega 3 në dietën e tyre”, tha bashkëautorja e studimit, Martha Belury për një revistë amerikane.
Vezët
Truri ka nevojë për sasi të konsiderueshme të vitaminës B për të funksionuar normalisht. Kur kjo vitaminë mungon, mund të përjetojmë minimalisht konfuzion, nervozizëm dhe ankth, shkruan në një artikull revista amerikane Psychology Today. Pra, sigurohuni që të merrni sasinë e nevojshme të vitaminës B, nga ushqime si bërxolla e derrit dhe e viçit, agrumet, vezët, etj. Vitaminë B është jetike për funksionimin normal të trurit.
Çaji jeshil
Çaji jeshil është i pasur me aminoacide L-theanine, të cilat në përgjithësi kanë efekte qetësuese. Në një studim, studentët konsumuan 200 miligram aminoacide L-thenine përpara provimit dhe ankthi i tyre u reduktua ndjeshëm në krahasim me më parë.
Çaji i kamomilit
Kamomili është i njohur për vetitë e tij shëruese qysh në kohërat antike, por shkenca moderne me sa duket sapo ka filluar ta konsiderojë shkencërisht një fakt të tillë. Shumë doktorë dhe institucione shëndetësore në mbarë botën sugjerojnë përdorimin e çajit të kamomilit për të reduktuar ankthin.
Kosi
Ne dimë që truri dhe stomaku komunikojnë midis tyre – si mundet ta shpjegojmë ndryshe urinë – por studimet e fundit sugjerojnë se në këtë komunikim përfshihen edhe bakteriet. Bakteriet e mira (probiotike) jetojnë në intestine dhe ndihmojnë në funksionimin normal të shëndetit gastronomik, shkruan keshilla.net. Por në vitin 2011, studiuesit irlandez gjetën se, duke u ushqyer me disa bakterie protobiotike që gjenden tek kosi, kjo redukton sjelljet që lidhen me ankthin, depresionin dhe stresin”. Autorët e studimit e konsideruan inkurajues këtë fakt në një intervistë për NPR, por theksuan se duhen studime të mëtejshme.
OBSH: Mbi 100 pacientë do të evakuohen nga Gaza
Hovenier për zgjedhjet në SHBA: Cilido që të jetë rezultati,...
Siguria në Kosovë, temë e diskutimit mes komandantit të KFOR...
Xhorxhia, qarku kryesor Gwinnett numëron votat e hershme
Zonja Meri ka një shpjegim epik pse Trumpi do ta mposhtë Har...
A do të ketë zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut?