Nëse ju vuani nga çrregullimet e ankthit mundohuni të qetësoni veten me ushqim në vend të ilaçeve të cilat kanë dhe efekte anësore. Ja disa ushqime që do të reduktojnë nivelin tuaj të ankthit:
Peshqit me yndyrë
Në një studim të Universitetit të Ohajos, studentëve që iu dha për të konsumuar acit yndyror omega 3, shfaqën me rreth 20% më pak se të tjerët shenja ankthi gjatë provimit. Peshqit yndror parandalojnë gjithashtu sëmundje si dementia, problemet vaskulare, ndihmojnë shëndetin oculularë, etj. “Pra, njerëzit duhet të konsiderojnë shtimin e omega 3 në dietën e tyre”, tha bashkëautorja e studimit, Martha Belury për një revistë amerikane.
Çaji i kamomilit
Kamolili është i njohur për vetitë e tij shëruese qysh në kohërat antike, por shkenca moderne me sa duket sapo ka filluar ta konsiderojë shkencërisht një fakt të tillë. Shumë doktorë dhe institucione shëndetësore në mbarë botën sugjerojnë përdorimin e çajit të kamomilit për të reduktuar ankthin.
Vezët
Truri ka nevojë për sasi të konsiderueshme të vitaminës B për të funksionuar normalisht. Kur kjo vitaminë mungon, mund të përjetojmë minimalisht konfuzion, nervozizëm dhe ankth, shkruan në një artikull revista amerikane Psychology Today. Pra, sigurohuni që të merrni sasinë e nevojshme të vitaminës B, nga ushqime si bërxolla e derrit dhe e viçit, agrumet, vezët, etj. Vitaminë B është jetike për funksionimin normal të trurit.
Kosi
Ne dimë që truri dhe stomaku komunikojnë midis tyre – si mundet ta shpjegojmë ndryshe urinë – por studimet e fundit sugjerojnë se në këtë komunikim përfshihen edhe bakteriet. Bakteriet e mira(probiotike) jetojnë në intestine dhe ndihmojnë në funksionimin normal të shëndetit gastronomik, shkruan keshilla.net. Por në vitin 2011, studiuesit irlandez gjetën se, duke u ushqyer me disa bakterie protobiotike që gjenden tek kosi, kjo redukton sjelljet që lidhen me ankthin, depresionin dhe stresin”. Autorët e studimit e konsideruan inkurajues këtë fakt në një intervistë per NPR, por theksuan se duhen studime të mëtejshme.
Çaji jeshil
Çaji jeshil është i pasur me aminoacide L-theanine, të cilat në përgjithësi kanë efekte qetësuese. Në një studim, studentët konsumuan 200 miligram aminoacide L-thenine përpara provimit dhe ankthi i tyre u reduktua ndjeshëm në krahasim me më parë./Arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...