Njerëzit sot janë tepër të angazhuar. Ndonjëherë madje nuk kanë kohë për t’u ulur dhe për të menduar rreth gjërave më të rëndësishme se sa puna.
Madje padashur harrojnë të bëjnë edhe gjënë më të rëndësishme: Të qeshin! E qeshura ka shumë përfitime shëndetësore. Ajo është e mirë për të gjithë ne, sepse zvogëlon dhimbjen, rrit energjinë, forcon sistemin imunitar dhe na mbron nga efekti i keq i stresit të përditshëm.
Mbi të gjitha, ajo është e lirë, zbavitëse dhe e lehtë. Nëse qeshni çdo ditë, do të forconi imunitetin, do të ulni hormonet e stresit si dhe do të relaksoni muskujt, ulni rreziqet e prekjes nga sëmundjet e zemrës, si dhe do të ndjeni më pak dhimbje.
Edhe shëndeti juaj mendor do t’ju jetë mirënjohës nëse filloni të qeshni më shumë, shkruan gazeta shendeti. Më pak ankth dhe frikë, më pak stres. Marrëdhëniet sociale gjithashtu do të forcohen më shumë dhe mundësitë për të krijuar konflikte do të reduktohen ndjeshëm.
Të gjitha këto të mira shëndetësore nuk kushtojnë, duhet vetëm të buzëqeshni!
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?