Trashësia shkakton migrenë – konsiderojnë mjekët dhe këtë e konfirmojnë me dhënat që njerëzit të cilët janë me mbipeshë kanë prirje që të kenë dhimbje koke të tmerrshme. Një prej shtatë të rriturve ka migrenë dhe për të nuk ka ilaç të mirë, shkruan revista “Neurology”.
Në një studim të kohëve të fundit, shkencëtarët gjetën një lidhje interesante që mund të ndihmojë një kuptim më të mirë të këtij lloji të dhimbjes së kokës.
Analiza e rezultateve të hulumtimit të kryer në një mostër prej 300.000 të anketuarve tregoi se njerëzit e dhjamosur me një indeks të masës trupore më të madhe se 30 kanë 27 për qind më shumë gjasa të kenë migrenë se njerëzit me peshë normale, transmeton Gazeta Express
Është e mundur që indi yndyror, i cila sekreton një gamë të gjerë të kimikateve në trup, mund të ketë një rol në fillimin e migrenës. Obeziteti është i lidhur me rritjen e inflamacionit, që mund të kontribuojë në paraqitjen e dhimbjes, shkruan gazeta “MedPage Today”.
Ende nuk është ende e qartë nëse humbja e peshës dhe kthimi në peshë normale mund të lehtësojë migrenën.
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...