Google ADS

Ja cilat ushqime parandalojnë plakjen

20:22 | 20 Mars 2017
Trina Galanxhi

Të ndalosh kohën, kjo është dëshira e secilit.

Sipas ekspertëve, procesi i plakjes nuk është proces që ndalohet në tërësi, por mund të parandalohet duke zgjedhur ushqimin që konsumoni, transmeton portali arbresh.info.

Me disa ushqime ju mund të kujdeseni për lëkurë, flokë, thonjë dhe pjesët tjera të trupit.

Vaji i ullirit

ush1

Vaji i ullirit preferohet të përdoren në gatimet e përdishme që bëni. Nëse deri me tani keni dëgjuar se vaji i ullirit është i shëndetshëm për organizëm, tani mund të mësoni se ky vaj parandalon edhe rrudhat. Vaji i ullirit është i mbushur me Omega-3, yndyrë e cila ndihmon në ruajtjen e freskisë së lëkurës.

Domatet

ush2

Me përmbajtjen e lartë të sasisë së ujit dhe shumëllojshmërinë e vitaminave, domatet janë zgjedhja e duhur për të parandaluar plakjen. Ajo që i bën më të veçantë është lirimi i antioksidanteve që përmbajnë ato dhe që më pas neutralizon radikalet e lira nga mosha. Një studim i fundit ka gjetur se konsumimi i domateve ju ndihmon edhe kundër djegies së lëkurës nga dielli.

Lakrishte

ush3

Edhe mund të shijojë e idhët në fillim, lakrishtja përmban sasi të lartë të vitaminave, duke përshirë vitaminat A, B1, B2, B6, C, E dhe K.  Gjithashtu është e pasur me minerale dhe antioksidantë. Konsumimi i lakrishtes në baza ditore ndihmon në shëndetin e lëkurës tuaj.

Salmon

ush4

Konsiderohet si një ndër ushqimet kryesore në parandalimin e plakjes. I pasur me Omega-3, salmoni ndihmon në parandalimin e rrudhave dhe mban lëkurën e freskët. Sipas studimeve të fundit, peshku salmon përmban edhe sasi të lartë të vitaminës D që ndihmon në forcimin e eshtrave.

Qitro

ush5

Qitro është një bekim për lëkurën tuaj. Në mënyrë të veçantë qitro ngre lëkurën tuaj dhe parandalon krijimin e rrudhave. Vetëm gjysma e frutit përmban 59% vitamin C. Është e rëndësishme të dihet se vitamina C është e lidhur me formimin e kolagjenit, e cila lidhet direkt me elasticitetin e lëkurës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme