Google ADS

Ja cilat janë simptomat e menopauzës së parakohshme

12:15 | 31 Mars 2017
Arbresh Info

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) rreth 3 % e popullsisë femërore në botë vuan nga menopauza e parakohshme, e cila shfaqet me fillimin e të 30-ve.

Fillimisht manifestohet me çrregullime te ciklit menstrual deri në zhdukjen e plotë të tij.

Ja cilat janë simptomat e menopauzës së parakohshme:

Ulet dëshira për marrëdhënie seksuale

Çrregullimet hormonale mund të ulin dëshirën për marrëdhënie intime me partnerin.

Djersitje e tepërt

Afshet e papritura të djersës, ndjesia intensive e të nxehtit dhe rrahjet e shpeshta të zemrës mund të jenë shenja të paramenopauzës.

Pagjumësi

Janë pikërisht afshet e nxehta dhe djersitja e tepërt ato që shkaktojnë problemet me gjumin.

Fitimi i peshës në mënyrë të pashpjegueshme

Ulja e estrogjenit mund të shkaktojë grumbullim të yndyrës dhe ngadalëson proceset metabolike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme