Google ADS

Ja cilat janë produktet e pasura në vitaminën B12

09:28 | 13 Prill 2017
Arbresh.info

Vitamina B12 ndihmon trupin të prodhojë qelizat e kuqe të gjakut dhe ADN-ën, forcon sistemin imunitar dhe përmirëson funksionin nervor.

Sasia e rekomanduar çdo ditë për personat mbi 14 vjeç është 2.4 mcg në ditë. Për gratë shtatzëna është 2.6 mcg në ditë, ndërsa për ato që ushqejnë fëmijën me gji është 2.8 mcg.

Këto janë disa nga ushqimet më të pasura me këtë lëndë ushqyese shumë të rëndësishme:

Trofta dhe salmoni

Një racion me salmon ose troftë përmban gati të gjithë dozën e vitaminës B12 të përcaktuar çdo ditë për të rriturit.

Molusqe

85 gramë molusqe të gatuara përmbajnë 84 mcg vitaminë B12.

Biftek

85 gramë biftek i gatuar përmban 1.4 mcg.

Mëlçi viçi

85 gramë kanë më shumë se 70 mcg vitaminë B12.

Vezë

Një vezë ka 10% të sasisë së rekomanduar çdo ditë.

Qumësht

Një kupë me qumësht me pak yndyra ka 1.2 mcg vitaminë B12.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme