Google ADS

Ja çfarë ju ndihmon dredhëza në shëndetin tuaj

16:32 | 17 Maj 2017
Arbresh.info

Dredhëzat janë të veçanta: janë diuretik, luftojnë inflamacionet dhe detoksuese. Falë përbërësve të vet, luftojnë stresin oksidues dhe dështimin kognitiv. Në vijim ju sjellim edhe disa veti të dredhëzave.

PARANDALOJNË SËMUNDJET KARDIOVASKULARE

Dredhëzat përmbajnë një lloj antioksiduesi të njohur si antocianinë, i cili absorbohet në trup dhe ndihmon në përmirësimin e shëndetit kardiovaskular. Kjo substancë ul inflamacionet, derisa ul edhe kolesterolin dhe nivelin e triglicerideve. Redukton rrezikun për hipertension.

JANË HIDRATUESE

Pasi përmbajnë sasi të madhe të ujit, rreth 92 për qind, dredhëzat janë një nga ushqimet më hidratuese që mund t’i konsumoni. Janë të shëndetshme për ditët me vapë, jo vetëm se ju freskojnë, por edhe mbulojnë humbjen e lëngjeve. Mineralet esenciale në dredhëza inkurajojnë ekuilibrin e elektroliteve në trup.

PËRMIRËSOJNË DISPONIMIN

Dredhëzat përmbajnë nutriente si vitamina B1, që njihet edhe si nutrienti i disponimit, që ju ndihmon kur jeni të pikëlluar. Ky nutrient stimulon në sistemin nervor prodhimin e hormoneve të lumturisë.

PËRMIRËSOJNË LËKURËN

Pasi përmbajnë sasi të madhe të ujit, këto fruta të vegjël ndihmojnë që lëkura juaj të jetë e shëndetshme dhe e bukur. Duke i konsumuar në mënyrë të rregullt, promovoni eliminimin e helmeve, që e përshpejtojnë plakjen.

LUFTOJNË KAPSLLËKUN

Dredhëzat përmbajnë sasi të konsiderueshme të fibrave, që kur kombinohen me ujë, ndihmojnë përmirësimin e punës së zorrëve. Këto substanca ndihmojnë kalimin më me lehtësi të mbetjeve nëpër zorrë. Në të njëjtën kohë, dredhëzat ndihmojnë në kontrollimin e inflamacionit abdominal dhe simptomat e tjera që ngadalësojnë tretjen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme