Ja arsyet pse duhet t’i hani pjeshkat

18:22 | 21 Qershor 2017
Arbresh.info

Kohëve të fundit gjithnjë e më shumë bëhen hulumtime në temën se si pigmentet ndikojnë në mbrojtjen nga rrezet e dëmshme të diellit, e sugjerohen edhe si terapi për personat e ndjeshëm ndaj rrezeve të diellit.

Pjeshkat përmbajnë vitamina C. Antioksidues i fuqishëm dhe vitaminë esenciale për shëndetin e lëkurës. Kjo vitaminë merr pjesë në prodhimin e kolagjenit. Sa më shumë vitamina C, më pak rrudha, e sasinë e madhe të kësaj vitamine e merrni nga pjeshkat.

Detoksimi me çaj nga pjeshkat konsiderohet si një ndër mënyrat më efektive në kulturën lindore. Edhe sasia me fibra në përbërjen e saj nuk është për t’u lënë anash. Në këtë mënyrë parandalohen telashet me sistemin tretës. Kaliumi në pjeshka mundëson mbajtjen në ekuilibër të elektroliteve në trup.

Lexo edhe  Mos dilni kurrë nga shtëpia pa bërë këtë gjë, do t’ju ecë mbarë

Studimet e reja kanë treguar se polifenolet nga pjeshkat mund të kanë efekt ngadalësues ndaj qelizave të kancerit të gjirit. Mjekët konsiderojnë se duke konsumuar tri pjeshka në ditë mund të arrini sasinë e preferuar të polifenoleve në organizëm./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme