Google ADS

Ja 5 zakonet që ju shkaktojnë shtim në peshë

21:55 | 13 Prill 2017
Arbresh.info

Nuk keni ngrënë ushqime të shpejta dhe ëmbëlsira për një kohë të gjatë, stërviteni rregullisht dhe në vend që të humbisni peshë, vazhdoni që të shtoni kile.

Në fakt, shumë njerëz akoma nuk e kanë kuptuar se ritualet e tyre të zakonshme të mëngjesit mund t’i pengojnë që të kenë trupin e ëndërruar.

Ekipi i Bright Side ka listuar 5 zakone të përditshme që duhet të hiqni dorë menjëherë:

Flini shumë orë

Mungesa e gjumit bën që trupi të prodhojë më shumë kortizol, hormoni përgjegjës për stresin që shton edhe urinë.

Por, edhe fjetja për shumë orë nuk është e mirë për shëndetin.

Sipas një studimi të fundit, të publikuar tek revista PLOS One, fjetja për më shumë se 10 orë në natë mund të çojë në indeks më të lartë të masës trupore.

Jo më kot mjekët ju rekomandojnë që të flini 7-9 orë në natë.

Bëheni gati në errësirë

Hapni perdet dhe dritaret sapo të zgjoheni në mëngjes.

Një studim i publikuar tek revista PLOS One ka zbuluar se ato dritat blu të muzgut të mëngjesit përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë trupin të zgjohet.

dhe 20-30 minuta të agimit mjaftojnë për të ndikuar tek indeksi i masës trupore.

Nuk e rregulloni shtratin

Mund të duket e çuditshme, por është e vërtet. Një studim i publikuar nga Fondacioni Kombëtar Amerikan i Gjumit ka zbuluar se njerëzit që e rregullojnë shtratin bëjnë edhe gjumë më të mirë. Mbi të gjitha, gjumi i shëndetshëm është një mënyrë optimale drejt një peshe të shëndetshme.

Harroni të peshoheni

Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Cornell kanë provuar se peshimi çdo ditë është një teknikë e suksesshme për t’ju nxitur të humbni peshë.

Gjëja e parë që duhet të bëni çdo mëngjes, para se të hani apo pini, është të peshoheni.

Hani shumë pak për mëngjes

Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Tel Aviv, në Izrael, insistojnë se duhet të llastoni veten me një vakt të shijshëm në mëngjes.

Një mëngjes i balancuar, që përmban 600 kalori me proteina, karbohidrate dhe pak ëmbëlsira e bëjnë më të lehtë ndjekjen e një plani ditor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme