Ndërmjet një milion izraelitëve të vaksinuar kundër koronavirusit deri më tani, rreth 240 qytetarë janë diagnostikuar sërish me këtë virus, disa ditë pasi u vaksinuan, njoftoi ”Channel 13 News”, sipas gazetës ”Times of Israel”.
Shifra nënvizon nevojën që individët të vazhdojnë të mbrojnë veten e tyre për javë të tëra pasi janë vaksinuar, pasi trupit i duhet kohë për të zhvilluar antitrupa efektivë kundër virusit SARS-CoV-2, i cili shkakton COVID-19.
Vaksina Pfizer nuk është bërë me këtë tip koronavirusi, që do të thotë se nuk ka asnjë shans që dikush mund ta marrë atë nga vaksinimi.
Në vend të kësaj, vaksina përmban një pjesë të kodit gjenetik që stërvit sistemin imunitar.
Por, ky proces kërkon kohë dhe studimet e vaksinës deri më tani kanë treguar se imuniteti ndaj virusit rritet vetëm rreth 8-10 ditë pas injektimit të parë dhe pastaj vetëm në rreth 50% të efektivitetit.
Kjo është arsyeja pse doza e dytë e vaksinës, e dhënë 21 ditë pas së parës, është e rëndësishme.
Ajo forcon përgjigjen e sistemit imunitar ndaj virusit, duke e çuar atë në efektivitetin 95% dhe duke siguruar që imuniteti të zgjasë.
Ky nivel i imunitetit arrihet vetëm rreth një javë pas dozës së dytë – ose 28 ditë pas së parës.//ATSH
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar