Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i ka përgëzuar profesionistët shëndetësorë për punën e tyre që ka të bëjë me funksionalizmin të Odës së Mjekëve.
Ismaili, ka shkruar në profilin e tij në facebook se është i gatshëm edhe të nënshkruaj bartjen e kompetencave.
Ky është shkrimi i tij i plotë në facebook:
“I përgëzoj profesionistët shëndetësorë për punën që janë duke e bërë për funksionalizimin e Odës së Mjekëve????. Në momentin që Oda e Mjekëve të përfundojë me zgjedhjen e strukturave të saj dhe bëhet funksionale për të kryer detyrat që i përshkruhen sipas ligjit në fuqi, unë si ministër i Shëndetësisë jam i gatshëm të nënshkruaj bartjen e kompetencave. ?
Ne e dimë se sektori i shëndetësisë është në një gjendje jo të kënaqshme, prandaj prej Odës së Mjekëve dhe të gjitha odave tjera të profesionistëve shëndetësorë pritet angazhim intensiv në mënyrë që reformat të zbatohen në kohë reale.?✅ #Reforma”, ka shkruar ai në facebook.
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?