Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka zhvilluar takim me delegacionin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë nga Gjeneva për rregullimin e Listës Esenciale të Barnave, shkruan arbresh.info.
Ai përmes një statusi në profilin e tij në facebook , ka thënë se duke pasur një listë esenciale mirë të përgatitur, garantojmë furnizim me barna dhe ulje të shpenzimeve për qytetarët.
Ky është statusi i tij i plotë në facebook:
“Po punojmë intensivisht me delegacionin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) nga Gjeneva, të cilët do të analizojnë dhe do të propozojnë praktika ndërkombëtare për rregullimin e Listës Esenciale të Barnave. Duke pasur një Listë Esenciale mirë të përgatitur, garantojmë furnizim me barna dhe ulje të shpenzimeve për qytetarët tanë. Revidimi i Listës Esenciale nuk është bërë nga viti 2012, prandaj ky është një proces i komplikuar për të cilin do të punojmë intensivisht që ta bëjmë sa më shpejt. Qytetarët duhet të marrin barnat e esenciale në kohë dhe falas”, ka shkruar ai në facebook.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...