Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka bërë të ditur se për herë të parë Ministria e Shëndetësisë do të bëjë menaxhimin e kontratave për barna dhe material shpenzues përmes një sistemi elektronik, që është aktiv që nga sot, shkruan arbresh.info.
Përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ministri Ismaili ka thënë se ky sistem do ta mundësojë monitorimin elektronik të të dhënave të detajuara të kontratës, në të gjitha fazat e saj.
Postimi i tij i plotë në facebook:
“Kur ka vullnet dhe dëshirë për të punuar edhe rezultatet nuk mungojnë. Sot mora një lajm të rëndësishëm nga drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Fatmir Plakiqi.
Për herë të parë Ministria e Shëndetësisë do ta bëjë menaxhimin e kontratave për barna dhe material shpenzues përmes një sistemi elektronik, i cili është aktiv që nga sot.
Ky sistem do ta mundësojë monitorimin elektronik të të dhënave të detajuara të kontratës, në të gjitha fazat e saj. Çfarë është më e rëndësishmja, ky sistem do të na njoftojë 120 ditë (4 muaj) para skadimit të një kontrate, në mënyrë që ne të kemi kohë të mjaftueshme për përgatitjen e një kontrate të re dhe të mos mbesim në mungesë do të ndonjë bari.
Këto janë ndryshimet për të cilat sistemi shëndetësor ka nevojë dhe për të cilat ne po punojmë çdo ditë për t’i realizuar”, ka shkruar ai në facebook.
Bellingham shënon për epërsinë e Realit
Kurti në Ferizaj: Vazhdojmë cep më cep drejt 9 shkurtit për ...
Presidentja Osmani pret nesër në takim zyrtarin amerikan
Prishtina siguron fitoren e radhës e mposht Prizrenin në udh...
Vëllaznimi “demolon” Pejën në Gjakovë dhe e bara...
Arbër Hoxha realizon supergol ndaj Shakthtarit