Instagram po konsideron heqjen e kufizimeve të gjatësisë së videove,sipas The Wall Street Journal, e cila sot botoi një raport mbi “një tipar të ri” që do t’i lejonte përdoruesit të vendosnin klipet me kohëzgjatje deri në një orë.Kjo do të hapte një fleksibilitet të ri krijues për përdoruesit dhe do të sjellë më afër Instagram në përputhje me YouTube dhe kompaninë e tij mëmë, Facebook.
Plani është përshkruar si tentativë,kështu që Instagram mund të vendosë përfundimisht që të mos miratojë radikalisht kohën maksimale të zgjatjes së videos në platformën e saj, transmeton PCWorld Albanian.
Historitë e Instagram janë tashmë të dizenjuara rreth këtij formati video të gjatë dhe vertikal, dhe raporti nuk sqaron nëse videot më të gjata do të lejohen vetëm në atë pjesë të aplikacionit ose do të lejohen në postimet e përhershme.
Aktualisht,historitë e Instagram janë të kufizuara në një gjatësi prej 15 sekondash; videot në postimet kryesore mund të zgjasin pak më tepër se 60 sekonda.Historitë përmbajnë mbi 300 milionë përdorues aktivë të përditshëm që nga nëntori i kaluar. Instagram vetë ka mbi 800 milionë përdorues.
Kompania në javët e fundit ka zhvilluar diskutime me partnerët e mundshëm (krijuesit e përmbajtjeve dhe botuesit) në lidhje me mundësinë e krijimit të videove me kohëzgjatje më të madhe.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...