Pas rritjes së rasteve me coronavirus, pritet që të kthehet një valë e re me numra më të mëdhenj infektimesh.
Kështu ka thënë infektologu Hamdi Ramadani, i cili ka rekomanduar qytetarët të vaksionohen me dozën e tretë kundër COVID-19.
Infektologu Hamdi Ramadani ka thënë se rritjet e rasteve të infektimeve me virusin COVID-19, në Kosovë, mund të sjellin një valë të re me infektime edhe më masive.
Sipas tij, rritjet e rasteve po ndodhin për shkak të ardhjes së mërgatës dhe mungesës së kufizimeve në ambiente të mbyllura, siç janë restorantet dhe qendrat tregtare.
“Po shifet që situata po shkon në drejtim të një rritje, ose të një fillimi të re, të covid-19, dhe kjo mendoj që do të ishte e pritshme sepse që nga 24 qershori në vendin tonë ka shumë ardhje nga mërgata, dhe tubimet e mëdha në restorante të mbyllura, pa distancë, pastaj në qendrat tregtare e kafiteri”, ka thënë ai në Rtv Dukagjini.
Tutje Ramadani, ka theksuar se ata që tashmë janë imunizuar me dozën e tretë ta vaksinës anti-Covid, do ta kalojnë lehtë në rast se infektohen me coronavirus. Kurse, ata që janë vaksinuar me vetëm dozën e pare dhe ata të dytë, janë më të rrezikuar.
“Rreziku më i madh qëndron, se tashmë ka filluar një valë e re, dhe nr 407 tregon që mund të ketë raste të rënda. Në vendin tonë deri më sot është vetëm 103 mijë qytetarë që e kanë marrë dozën e tretë, këta janë në formë të mbrojtur, mundësia tek ky grup për simptoma është tepër e ulët”, ka thënë Ramadani.
“Kemi mbi 903 mijë persona që e kanë marrë dozën e parë, por doza e parë nuk mbron ndaj virusit, duke i parë variantet e ndryshme, pastaj me dozën e dytë 823 mijë, edhe kjo nuk është e bollshme OBSH kanë rekomanduar të shkohet me dozën e tretë”, ka vijuar ai.
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...