Në orët e mbrëmjes në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë një 72 vjeçar nga Gjilani i prekur nga koronavirusi.
Infektologu Valbon Krasniqi ka theksuar që personi që ka ndërruar jetë “kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese”. “Pacienti që ka ndërruar jetë sot kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese. Për momentin në Klinikën Infektive i kemi 41 pacientë të prekur me Covid 19. Pesë nga ta janë me oksigjenoterapi dhe dy të tjerë janë në kujdesin intensiv, ndërsa gjendja e tyre është kritike. Pacientët e tjerë janë në gjendje të mirë. Ata pacientë që janë në gjendje kritike janë të moshës së shtyrë. Kanë edhe sëmundje tjera shoqëruese , gjë që e rëndon edhe më shumë gjendjen e tyre. Ne po bëjmë të pamundurën që tu ofrojmë ndihmën mjekësore”, ka deklaruar ai.
Krasniqi në Edicionin Special në “Klan Kosova”, ka thënë që deri tani ia kanë dalë që të menaxhojnë numrin e pacientëve që janë shtruar në Klinikën Infektive. “Për momentin Klinika Infektive ka 125 shtretër në dispozicion, ndërsa janë liruar edhe dy klinika tjera. Kemi për momentin 250 shtretër në gjendje gatishmërie. Fatmirësisht nuk ka pasë nevojë të përdoren. Deri tani jemi duke ja dalë me kapacitetet e kësaj Klinike”.
Sipas Krasniqit, problem për transmetimin e virusit janë tubimet familjare. “Në pothuajse të gjitha komunat e Kosovës, të gjithë të infektuarit janë familjarë. Tubimet e vogla familjare janë bërë problem për transmetimin e virusit duke mos përjashtuar edhe format tjera”. “Nuk kemi informata që njerëzit po i shmangen testimeve për Covid 19. Po shohim që nuk po respektohen masat për të qëndruar në shtëpi. Gjithashtu po i shohim rrugët me plot automjete dhe njerëz që qarkullojnë”, ka thënë Krasniqi, duke apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët.
Kosova dhe SHBA-ja do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Str...
Pacolli reagon pas vizitës në Çabiq: Nëse dikush i ka lënë n...
U raportuan të shtëna me armë zjarri në magjistralen Prishti...
Zhduket një grua në Ferizaj
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjet...