Sipas studimeve më të fundit për infarkt në zemër rezulton se shkaqet, simptomat, trajtimet dhe rezultatet mund të ndryshojnë midis burrave dhe grave. Hulumtimet e reja evropiane kanë zbuluar një ndryshim midis burrave dhe grave.
Hulumtuesit nga Universiteti Teknik i Mynihut analizuan të dhënat e 4,100 pacientëve .
Sipas studimeve doli se brenda një viti pas sulmit në zemër, gratë e studimit kishin 1.5 herë më shumë gjasa të vdisnin sesa meshkujt me simptoma të ngjashme.
Ekipi i studimit j’u bën thirrje mjekëve të sigurojnë mbështetje intensive për pacientët e infarktit femëror, sidomos në 365 ditët e para pas ngjarjes.
“Mjekët familjarë duhet të jenë shumë të vetëdijshëm për gjendjen sociale të këtyre grave dhe të përpiqen të japin mbështetje. Veçanërisht kur ka shenja të depresionit, mjekët e familjes të vëmendshëm”, – komentoi kontribuesi i studimit Prof. Georg Schmidt.
“Nëse vërehen indikacione të tilla, është e rëndësishme t’i referojnë pacientët shpejt tek specialistët, në mënyrë që të fillojnë të punojnë me një terapist sa më parë të jetë e mundur “.
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...