Herpesi, ose siç quhet ndryshe ethet e buzëve, është problem i shpeshtë me të cilin përballen shumë njerëz.
Pa marrë parasysh që dëshironi të pengoni ethet në buzë që në fillim të shfaqjes së saj dhe sa më parë ta shëroni atë që tashmë është zhvilluar, mund t’ju ndihmojë pasta e zakonshme e përbërë nga përbërësit të cilët shumica i ka në kuzhinë.
Herpes labialis është emri në latinisht për ethet në buzë të cilat shfaqen për shkak të infeksionit me virusin e herpes simplex.
Kjo është dukuri goxha e dhembshme dhe problem estetik,të cilin të gjithë dëshirojmë sa më parë ta eliminojmë.
Mund të ndihmojë një artikull i cili është i shpeshtë në dollapët e kuzhinës. Fjala është për qullin e misrit, transmeton Telegrafi.
Pikërisht ai është njëri ndër ilaçet më të mira shtëpiake me ndihmën e të cilit mund të sanoni lehtë këtë problem të dhembshëm.
Në të vërtetë, qulli i misrit neutralizon vlerat pH të etheve të cilat “ushqejnë” me thartirë dhe kështu i zbut dhembjen dhe inflamacionin.
Më së miri është të përdoret në formë paste të cilën lehtë mund ta bëni.
Përbërësit për pastë:
– një lugë qull misri
– pak ujë.
Përgatitja dhe përdorimi i pastës:
Përzieni qullin me pak ujë në mënyrë që të përftoni pastë të dendur. Disa herë në ditë vëreni pak pastë në buzë ku ju janë shfaqur ethet me ndihmën e shkopthit për veshë./telegrafi
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...