Ilaçi më i mirë shtëpiak për veshka: Të gjithë përbërësit me siguri i keni në shtëpi!

08:32 | 29 Prill 2018
Arbresh.info

Për shërimin, apo preventivën e problemit me sistemin urinar dhe veshkat, provoni këto çaje për veshka të cilat mund t’i përgatitni në shtëpi.

Veshkat filtrojnë 120 deri 150 litra gjak në ditë dhe eliminojnë deri në dy litra materie të dëmshme dhe ujin e tepërt.

Pos kësaj, ndihmojnë në rregullimin e shtypjes së gjakut dhe në krijimin e rruazave të kuqe të gjakut.

Mund të ndodhë inflamacioni i veshkave gjë që është infeksion serioz bakterial, i cili mund të jetë akut apo kronik, transmeton Telegrafi.

Shërimi i inflamacionit me çaje për veshka

ÇAJ NGA MAJDANOZI

Përmban sasi të mëdha flavonoidesh, vajra të fiksuara, rrëshirë vajore, proteina, karbohidrate dhe vitamina.

Antioksidanset në majdanoz janë të shkëlqyeshme për organizëm, sepse janë të nevojshme për të mbrojtur trupin na ndikimet e radikaleve të dëmshme të lira.

Kështu që çaji nga majdanozi është i shkëlqyeshëm për pastrimin e pothuajse të çdo pjese të trupit, prandaj edhe të veshkave. Përdoret për pastrimin e veshkave dhe të traktit urinar.

Përbërësit e nevojshëm:

– 3 limonë,
– 1 filxhan majdanoz të grirë,
– 5 tufa selino,
– 6 filxhanë ujë,
– 1 xhenxhefil.

Përgatitja:

Lëngun e limonit, majdanozin, selinon dhe xhenxhefilin e pastruar bluani në blender, pastaj shtoni ujë dhe sërish përzieni.

Pini me gllënjka gjatë gjithë ditës.

ÇAJI I UVËS

Çaji i uvës, i cili në mjekësinë tradicionale quhet “rrushi i arushës”, në fakt, është një bimë që quhet Uva Ursi apo Uva-Ursi. Shumë gra janë bindur se uva është e shenjtë për to. Për fat të keq, shumë prej tyre vuajnë nga dhimbjet në fshikëz, ndjesi djegieje, urinim të shpeshtë dhe të dhimbshëm.

Këto janë të gjitha simptomat e infeksionit të traktit urinar. Infeksionet e tilla mund të zhvillohen shumë shpejt (madje edhe brenda pak orësh), kështu që është shumë e rëndësishme të fillohet sa më parë me trajtimin.

Filloni të pini çaj të uvës, për ta parandaluar zhvillimin e infeksionit, por patjetër vizitoni mjekun, i cili do ta përcaktojë nëse simptomat tuaja kërkojnë terapi me antibiotikë apo jo.

Me ndikimin e tij diuretik dhe antiseptik, çaji i uvës ndihmon në nxjerrjen e baktereve nga sistemi urinar, dhe në mënyrë efektive menjanon çrregullimet inflamatore. Mos harroni që me këtë çaj të konsumoni edhe sasi të mëdha të lëngjeve (të paktën 2 litra në ditë) dhe të urinoni rregullisht

LËNGU I HITHRAVE

Me rastin e mbledhjes dhe tharjes mund të përdoren të gjitha pjesët e kësaj bime – stapi, fletët, rrënjët dhe lulet.

Konsiderohet që lëngu natyral i hithit është pija më e mirë për pastrimin dhe përmirësimin e gjakut i cili njëkohësisht rregullon nivelin e lartë të sheqerit.

Ka veprim pozitiv në peristaltikën e zorrëve dhe në përmirësimin e gjithë metabolizmit.

Një ndër cilësitë më të dobishme është efekti pozitiv ndaj infeksioneve urinare dhe detoksikimin e organizmit.

Pikërisht për ketë shkak mund të përdoret si lëng për shërimin e problemeve me veshkat.

Për të bërë shurupin do t’ju nevojiten:

– 400 g fletë të reja hithi (mblidhen në pranverë dhe në vjeshtë),
– 1 litër ujë i pastruar,
– 7 limonë,
– 800 g sheqer të kafenjtë,
– 5 lugë të vogla mjaltë.

Fletët e hithit lani dhe lini në një enë dhe zhytni në ujë në të cilin do të qitni pesë limonë të grirë. Lërini të mbuluar me kapak 24 orë.

Të nesërmen shtypni të gjithë përbërësit dhe kullojeni lëngun. Pastaj shtoni lëngun e dy limonëve dhe sheqerin e kafenjtë.

Vendoseni përbërjen në zjarr dhe zieni derisa të vlojë. Le të vlojë 5 minuta. Gjatë kohës së zierjes vazhdimisht përzieni. Në sipërfaqe do t’ju shfaqet shkuma të cilën duhet ta eliminoni.

Kur tretja të ftohet shtoni mjaltin drejtpërdrejt para se të qitni lëngun në kavanoz qelqi. Mbylleni mirë dhe ruajeni në vend të ftohtë dhe të errët.

Lëngu i hithit i përgatitur në këtë mënyrë mund të jetë i përdorshëm rreth gjysmë viti, gjithsesi në kavanoza të sterilizuar mirë dhe në ruajtje të përshtatshme.

Veç çajeve të ndryshme për veshka dhe probleme të tjera urinare, ekzistojnë edhe artikuj dhe vitamina të cilat do t’ju ndihmojnë nëse i keni këto probleme. Kështu janë të dobishme bimët: xhenxhefili, rrënja e mullagës së bardhë, zingiberi dhe dëllinja.

Nga artikujt që do t’ju ndihmojnë janë lëngu i limonit, i belushit dhe farat e kungullit, transmeton Telegrafi.

Për të siguruar shëndetin e veshkave dhe të traktit urinar kujdesuni për marrje të mjaftueshme të vitaminave B2 dhe B6 dhe magnezit.

Gjithmonë kujdesuni që të shmangni pirjen e duhanit, alkoolin dhe kafeinën dhe të kujdeseni për ushqimin tuaj në mënyrë që shtypja e gjakut dhe sheqeri të jenë në nivelin normal.

Pini mjaft lëngje, sepse do t’ju ndihmojnë në detoksikimin e organizmit dhe në mbajtjen e peshës së shëndetshme trupore. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme