Në studimin e prezantuar në revistën amerikane, që kishte zgjatur rreth 11 vite, kishin marrë më shumë se 22.000 persona të shëndetshëm.
Ata në fillim dhe në fund të studimit kanë folur dhe u janë përgjigjur pyetjeve në lidhje me gjendjen e tyre psikike dhe ushtrimin e aktiviteteve fizike. Në fillim të studimit, 12 për qind e të anketuarve ka thënë se nuk ushtrojnë, derisa pjesa tjetër kishte ushtruar me rreth 30 minuta në javë, të tjerët kishin ushtruar më shumë se katër orë në javë. Te shtatë për qind e të anketuarve ishin shfaqur simptoma të depresionit derisa ankthet te nëntë për qind.
Rezultatet kanë treguar se njerëzit që nuk kishin ushtruar për 44 për qind kishin më shumë gjasa që të preken nga depresioni në krahasim me njerëzit që kishin thënë se ushtrojnë midis 1-2 orë në javë.
Tek ata që kishin ushtruar më gjatë se dy javë nuk ishte gjetur asnjë lidhje pozitive në aktivitetet fizike të gjendjes psikike. Edhe pse nuk ishte gjetur asnjë lidhje e drejtpërdrejtë midis ushtrimeve dhe depresionit, ekspertët sugjerojnë marrjen me aktivitete fizike sepse kontrollojnë faktorët tjerë të dëmshëm si, alkoolin, plakjen dhe indeksin e masës trupore.
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit
Aliu: Kemi eliminuar burokracinë, kemi reduktuar dokumentaci...
Oficeri i FSK-së, diplomon në SHBA